LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër iranianit që financoi organizatat e dyshuara për terrorizëm në Kosovë

Aktakuzë kundër iranianit që financoi organizatat e dyshuara për terrorizëm në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër shtetasit iranian H.A.B. për katër vepra penale nga Ligji nr. 03/L-196 për Parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-178.

“Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2014 dhe 2015, në xhirollogarinë e OJQ-ës “Kur’ani” drejtor i së cilës është i akuzuari H.A.B., janë deponuar donacione në shuma të ndryshme të parave, për të cilat nuk ka kërkuar lejim të pranimit të tyre nga Njësia për Inteligjencë Financiare, siç kjo kërkohet sipas ligjit.


Po ashtu, në vitin 2014 i njëjti ka raportuar rrejshëm në Njësinë për Inteligjencë Financiare se do të pranoj një donacion nga Kuvajti, e në fakt parat ishin të deponuara në Kinë”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftimin për media thuhet se sipas aktakuzës, i akuzuari H.A.B. nuk i ka ruajtur të gjitha llogaritë, të cilat dëshmojnë të ardhurat dhe shpenzimet e OJQ-së “Kur’ani”, ashtu që nga viti 2005 deri më 06 gusht 2015 ka pranuar donacione në shumën prej 579.521,25 €, për deri sa tërheqjet janë në shumë prej 871,491,93€, që do të thotë se kjo OJQ ka realizuar tërheqje bankare më të mëdha se të hyrat, në shumë prej 291.970,67 €, e cila shumë e parave nuk është raportuar në NJIF.

“PSRK në aktakuzë ka kërkuar nga Gjykata që të akuzuarin të shpallë fajtor për kryerjen e veprave penale, si dhe të shqiptohet dënimi plotësues Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konfiskimi i shumës prej 30.000,00€ si dhe Dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës”,thuhet në njoftim.

Si rezultat i hetimit të këtij rasti, Ministria e Administratës Publike ka pezulluar veprimtarinë e pesë OJQ-ve: “Kurani”, “Ibni Sina”, “Bregu i Diellit”, “Nisa” dhe “Ehli Bejti”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori