Ish përfaqësuesi i PDSH, Zudi Xhelili në një intervistë për “Koha” ka rrëfyer mbi jetën e tij politike, hyrjen në PPD si parti e parë tek shqiptarët, pastaj PPDSH e më në fund edhe PDSH, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Partia e parë shqiptare ishte PPD dhe kjo parti ishte më tepër lëvizje gjithë-popullore që për një kohë të shkurtër depërtoi në të gjitha poret e shoqërisë shqiptare në Maqedoni dhe diasporë. Në këtë drejtim, edhe unë kam qenë i kyçur dhe kemi rekrutuar pjesën më të madhe të shqiptarëve që ishin të interesuar për rrjedhat politike në vend. Më vonë filluan të lindin oligarki lokale, rajonale e qendrore, të cilat shumë shpejt filluan të burokratizohen dhe të mbyllen në vetvete, pra, përkundrejt tendencave tepër të sinqerta të popullit për një bashkim dhe mobilizim të mirëfilltë, brenda strukturave partiake që e kishin nuhatur “kolltukun”, zhvillohej luftë e egër “bërrylash” për poste e pozicione drejtuese në parti. Kjo situatë e krijuar, solli dhe shpërbërjen në Kongres të PPD dhe formimin e PPDSh, ku kaloi pjesa më e madhe e anëtarësisë. Kulmin e vet PPDSh e arriti në zgjedhjet e dyta vendore, ku fituam në komunat më të mëdha si Tetovën, Gostivarin dhe shumë komuna të tjera”, ka thënë Xhelili.
Ai shton se në vitin 1997 bëhet bashkimi i Partisë Demokratike Popullore (PDP) dhe PPDSH nën emrin Partia Demokratike Shqiptare (PDSH). “Prej kësaj periudhe e deri në vitin 2006, kam kaluar nëpër të gjitha strukturat e kësaj partie, pra edhe në pozitën e nënkryetarit të PDSH. Prej këtu burojnë disa thënie se në këtë parti unë paskam qenë më i privilegjuari, por realiteti është se unë gjatë tërë këtyre turbulencave të organizimit politik të shqiptarëve, kam qenë shumë aktiv në orientimin e masave dhe i kam prirë çdo organizimi me përkushtim dhe me sinqeritetin më të madh. Asnjëherë nuk isha shkaktar i ndarjeve apo ndonjë fraksioni brenda apo jashtë partisë, përkundrazi, gjithmonë jam paraqitur si bashkues i grupeve dhe për këtë disa herë më ka shprehur mirënjohje edhe kryetari i partisë, tanimë i ndjerë Arbën Xhaferi”, shton Xhelili.
“Me kalimin e kohës, partitë politike shndërrohen në “firma private”, duke e mbytur demokracinë e brendshme brenda saj dhe lideri shndërrohet në “sulltan”. Prandaj, edhe ndodhi ajo që shumica e themeluesve të kësaj partie, të largohen apo të suspendohen, me arsyen se nuk merrnin pjesë në mbledhjet e organeve partiake. Unë vetë, asnjëherë nuk do të kisha pasur mosmarrëveshje sikur të kisha heshtur, por karakteri dhe formimi nuk ma lejon një gjë të tillë.
Nuk mundem kurrë të hesht përballë padrejtësisë, ndaj atyre që ushtrojnë dhunë apo sillen keq ndaj shoqërisë, kam reaguar kur isha nxënës, kam reaguar si student ndaj profesorëve të lazdruar, kam reaguar edhe në luftë ndaj eprorëve në situata të caktuara, kam reaguar edhe në burg ndaj sjelljes së drejtoreshës së burgjeve të Maqedonisë, e për këtë mendoj se nuk kam gabuar, edhe pse kam paguar çmime të larta për të mbrojtur drejtësinë. Përjetova komplot nga njerëz të Sashko Mijallkovit dhe klanit të tij, të cilët janë marrë me shumë procese të montuara, te motivuara politikisht. Ende nuk e di nëse ky ishte çmimi që duhet të paguaj për të kaluarën time politike apo për pjesëmarrjen time në luftën e UÇK të vitit 2001. Sidoqoftë, ata që kriminalizuan shtetin tonë, u zbuluan në afera të ndryshme në skandalin e përgjimeve dhe më pas emrat e tyre të gjithë i pamë në listën për falje të presidentit Ivanov.
“Edhe kësaj radhe drejtësia vonoi, por nuk harroi. Gjithmonë ndaj njerëzve idealist e të guximshëm ushtrohet dhunë, ata përndiqen, persekutohen, burgosen apo dhe vriten, sepse i tremb vendosmëria për realizimin e ideve të tyre, vendosmëri kjo që i bën dhe të pamposhtshëm, negativ në shoqërinë shqiptare”, ka shtuar Xhelili në intervistën për “Koha”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025