LAJMI I FUNDIT:

Trafik me intensitet të zmadhuar jashtë zonave urbane

Trafik me intensitet të zmadhuar jashtë zonave urbane

Trafiku në të gjithë rrugët shtetërore të Maqedonisë zhvillohet pa ndalesa dhe në rrugë të thata, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga LAMM porosisin për kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, shpejtësi të përshtatur të qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të trafikut. Për shkak të temperaturave të larta rekomandojnë që udhëtimet të realizohen gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, ndërsa gjatë udhëtimit të bëhen më tepër ndalesa për pushim dhe konsumim i sa më shumë lëngjeve.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i zmadhuar.


Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/