LAJMI I FUNDIT:

PSP e heton projektin “Shkupi 2014“, Zhernovski ftohet të jep deklaratë

PSP e heton projektin “Shkupi 2014“, Zhernovski ftohet të jep deklaratë

Për të martën, kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski është ftuar në Prokurorinë speciale publike, ku duhet të jep deklaratë lidhur me projektet e PDU „Ringu i vogël“, njoftojnë nga komuna Qendër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe PDU e përfshin zonën qendrore të qytetit ku janë të vendosura monumentet e projektit qeveritar “Shkupi 2014“.

„Menjëherë pas marrjes së funksionit të kryetarit të komunës, me urdhër të Zhernovskit janë përpunuar dy raporte të revizionit. Në bazë të dokumenteve dhe dëshmive, janë konstatuar një sërë parregullsish, shkeljesh të ligjit, përmendore të paguara shumëfish më tepër, procedura kriminale të tenderimit. I tërë materiali dhe raportet i janë dërguar Prokurorisë publike që para tre vitesh. Prokuroria kërkoi dëshmi plotësuese, gjë që u plotësua menjëherë nga komuna Qendër. Që atëherë Prokuroria publike ka heshtur për këtë lëndë dhe nuk e procedon, me se pengohet nisja e zgjidhjes ligjore. Kryetari Zhernovski shpreson se me themelimin dhe punën e PSP, më në fund do të zbardhet projekti kriminal “Shkupi 2014“. Për këtë projekt kundërthënës, PSP a krijuar lëndë“, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski./Telegrafi/