Për shkak të gabimeve të thesarit gjatë procesimit të pagesave për subvencione të fermerëve për perime në fushë të hapur, gjatë vitit që shkoi 352 përfitues ishin paguar nga dy herë gabimisht me vlerën e mbi paguar gabimisht mbi 247,047 euro. Kurse, Ministria e Bujqësisë për përfitimin e granteve ka poentuar përfituesit që nuk i ka takuar asnjë pikë.
Kështu thuhet në raportin e vitit 2015, ku theksohet se pasi janë vërejtur këto gabime, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka filluar korrigjimet në departamentin e Thesarit, si dhe të kërkojë kthimin e mjeteve nga përfituesit.
“Mbi pagesat janë kthyer nga Thesari, edhe pse procesi i kthimit të mjeteve është përcjellur me gabime në shumat e tyre. Kjo krijon pasiguri në menaxhimin e pagesave për subvencionimin e fermerëve në përgjithësi;Në rastin tjetër gabimet gjatë procesimit të pagesave nga thesari janë vërejtur edhe te Lista e proceduar për blegtori që kishte 255 përfitues dhe është dashur të realizohet në shumën totale 165,993€. Megjithatë, nga transaksioni i ndodhur e tërë shuma iu kishte transferuar gabimisht vetëm dy përfituesve të parë në listë. Kjo është vërejt nga MBPZHR dhe mjetet janë kthyer dhe korrigjuar nga Thesari; dhe përveç çështjeve të mësipërme, ishin edhe 34 kërkesa – lista tjera për procedim të pagesave direkte të realizuara gjatë vitit 2015. Listat e fermerëve me numër të llogarisë së përfitueseve përgatiten nga AZHB. Testimet tona kanë identifikuar se në të gjitha listat e fermerëve ka gabime për disa fermerë sa i përket numrit të llogarisë së përfituesve. Kjo ka ndodhur si pasoj e kontrollit jo adekuat me rastin e përgatitjes së listave për pagesë nga AZHB. Gjatë përpunimit të informatave rreth kthimit të mjeteve, MBPZHR ka hasur në vështirësi dhe pasiguri për të identifikuar vlerën e saktë të mjeteve të mbi paguara dhe që do të duhej të ktheheshin nga përfituesit individual. Nga Ministria e Financave (Departamenti i Thesarit) janë regjistruar kthimet për të njëjtin fermer nga dy, tre e katër herë, pa specifikuar nëse mjetet e tyre janë kthyer vetëm për shumën e pranuar si të dyfishtë apo si total. Po ashtu, ka raste kur prej të njëjtës listë për pagesë, për disa fermerë është bërë ri procedimi e për disa fermerë jo”, thuhet në raport.
Auditori thotë se nga testimi i vlerësimit të aplikacionit dhe dëshmive për përfitimin e grantit “Ujitja e Tokave Bujqësore” në vlerë 160.000 euro, ka vërejtur parregullsi në poentimin e përfituesit.
“Në fakt, në pikën e parë të vlerësimit, përfituesi është poentuar me 5 pikë edhe pse sipas kritereve përzgjedhëse nuk i ka takuar asnjë pikë. Pastaj te pika tjetër lidhur me dëshmitë për “numrin e fermerëve tjerë që do të përfitojnë nga ky projekt” është bërë llogaritja me pikë maksimale 20 pikë, ndërsa nuk kishte dëshmi se nga ky investim do të përfitojnë edhe të tjerët. Poentimi në këto dy aspekte të vlerësimit ka qenë kritik për përzgjedhjen e fituesit. Në një rast tjetër është vërejtur vlerësim dhe refuzim i paqartë i një aplikacioni për masën 103.1(Trashja e viqave). Aplikacioni është vlerësuar negativ (refuzuar) me arsyetimin se fermeri nuk e plotësonte kriterin e përvojës në bujqësi. Po ashtu fermeri për refuzim nuk ishte informuar. Fermeri ishte i regjistruar në sistemin e AZHB-së si përfitues para tre viteve, gjë që dëshmon plotësimin e kriterit të përvojës në bujqësi dhe nuk ishte i obligueshëm të sjell dëshmi tjetër. Megjithatë, jo drejtë ankesa e fermerit është refuzuar nga AZHB.
Sipas programeve për vite dhe Udhëzimit Administrativ (UA) 01/2015 të Ministrisë, grantet që u jepen fermerëve duhet të monitorohen së paku një herë brenda pesë viteve. Megjithatë, nga të dhënat e kontrollit në ministri (AZHB) monitorimi i grandeve nuk jep siguri se janë realizuar kontrollet e duhura sipas UA. Në vitin 2015, divizioni i kontrollit në teren (në kuadër të AZHB-së) kishte bërë vetëm 17 kontrolle për projektet e viteve 2013-2014. Bazuar në numrin e madh të miratimit të granteve, niveli i kontrolleve të tilla konsiderohet i pamjaftueshëm për mbulimin e të gjitha projekteve të subvencionuara. Për më tepër kjo është e nevojshme pasi që kontrollet e aplikuara në vitin 2015 kishin identifikuar parregullsi rreth përmbushjes së kontratës nga ana e fermerëve si dhe shitje të mjeteve të subvencionuara nga ministria. Sipas AZHB-së, numri i pamjaftueshëm i burimeve njerëzore paraqet hapësirë të kufizuar në arritjen e objektivave të caktuara”, thuhet në raport.
Në kuadër të buxhetit për Investime Kapitale, Agjencia Pyjore e Kosovës (APK) për secilin vit krijon shpenzime sipas planeve menaxhuese për pyjet publike dhe tokat pyjore si p.sh. pyllëzimet e sipërfaqeve të zhveshura dhe mirëmbajtja e pyjeve. APK sipas Auditorit,këto investime kapitale të kryera në pyjet dhe tokat pyjore që nuk janë në pronësi të saj i ka regjistruar si kapital tjetër në regjistrin e pasurisë. Megjithatë, Auditori sqaron se sipas rregullave financiare organizata buxhetore financuese duhet të regjistrojë transaksionin në kategorinë e investimeve në vijim deri në momentin e përfundimit të pasurisë, e pastaj t’i transferohet organizatës përkatëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje