LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Jeton Nixha trajner i ri i KB Rahovecit (Video)

Zyrtare: Jeton Nixha trajner i ri i KB Rahovecit (Video)

KB Rahoveci ka konfirmuar trajnerin e ri. Ai është ish-trajneri i Vëllaznimit dhe Bashkimit, Jeton Nixha.

Nixha vjen te KB Rahoveci nën presionin e madh të tifozëve dhe qytetit për të mbushur pritshmëritë dhe këpucët e Valentin Spaqit, i cili u largua pas një sezoni historik të kualifikimit në Superligë.


Komunikata e plotë e KB Rahovecit nga faqja zyrare e klubit:

Bordi i Klubit të Basketbollit Rahoveci ka kënaqësinë të ju njoftoi se të premten ka finalizuar bisedimet dhe ka nënshkruar kontratë me trajnerin Jeton Nixha, i cili do të drejtoi skuadrën tonë për edicionin e ardhshëm në Superligë. Nixha u prezantua si trajner në një konferencë për media ku të pranishëm ishin edhe kryetari  i klubit Bekim Hoxha, Drejtori Sportiv Alban Rama dhe sekretari i klubit Afrim Sharku. Me këtë rast kryetari Bekim Hoxha, ka thënë se pret shumë nga trajneri i ri për shkak të përvojës së tij në të kaluarën në basketboll.

 “Nga sot në KB Rahoveci  fillon një periudhë të re me z. Jeton Nixha. Unë shumë besoj dhe shpresoj që do të krijojmë një skuadër shumë kompetitive për Superligë, duke marr parasysh që trajneri i ri ka një përvojë të jashtëzakonshme  si lojtarë por edhe si trajner”,  ka thënë Hoxha.

Ndërkohë trajneri i ri Jeton Nixha, ka  thënë se ndihet i privilegjuar që do të drejtoi KB Rahoveci, ndërsa ka paralajmëruar se vizioni i tij është që klubi jonë të qëndrojë gjatë në Superligë. Ai ka vlerësuar  lartë edhe përkrahjen që klubi ka nga  “Vreshtarët”.

 “Ne kemi rënë dakord që skuadra e Rahoveci, të ndërtoi strukturë jo vetëm për të defiluar në Superligë, por të qëndroi gjatë aty. Shpresoj që infrastruktura të rregullohet deri në fund të këtij viti dhe të kemi më shumë mundësi për lojtarë të rinjë. Ambiciet  tona do të përqendrohen aktualisht në lojtar vendor të cilët do të jetë bazë kryesore e  klubit”, deklaroi Nixha.

Jeton Nixha në të kaluarën ka drejtuar disa skuadra kosovare në Superligë. Ai e ka nisur karrierën në skuadrën  e Ekskluzivit, ndërsa po ashtu ka qenë edhe trajneri i  klubit të femrave Universiteti ku është shpallur kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës. Nixha ka drejtuar edhe Vëllaznimin, Kastriotin  më pas Bashkimin me të cilin ka arritur në Play Off, ndërsa për një kohë të gjatë ka pasur rol edhe në FBK si sekretar por dhe si Kryetar i Këshillit profesional i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori