LAJMI I FUNDIT:

22 vjeçari lufton për jetë, në shpinë ka 8 plagë nga thika

22 vjeçari lufton për jetë, në shpinë ka 8 plagë nga thika

Sot në mëngjes rreth orës 02:40, T.V. ka paraqitur në polici se te fontana e Parkut të Qytetit, i është afruar një person i panjohur mashkull i cili ka kërkuar ndihmë që ta thirrin Ndihmën e Shpejtë pasi që ka qenë i lënduar në shpinë dhe ka pasur shumë gjakderdhje, ku është sulmuar nga tre persona të panjohur,transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Pas masave të ndërmarra është vërtetuar se personi i lënduar është I.M.(22) nga Shkupi. I njëjti është dërguar në Qendrën spitalore urgjente ‘Nënë Tereza’, ku i janë konstatuar lëndime të rënda, tetë plagë nga thika”, informuan nga policia.

Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe zbardhjen e tërësishme të rastit. /Telegrafi/