Kryetari i Odës Tregtare Maqedonase-Turke (MATTO), Tuna Eyüp Kahveci, në lidhje me tentativën për grusht shteti tha se Organizata Terroriste FETO bëri gjëra të cilat nuk i ka bërë as armiku. “Bombarduan Kuvendin i cili është nderi i Republikës së Turqisë dhe u vërsulën ndaj popullatës civile me tanke, topa dhe avionë”, tha ai, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i MATTO-s, Kahveci, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se tentativa për grusht shteti tregoi sa mund të jetë e rrezikshme një strukturë e tillë brenda viteve.
“E pamë se si ishin infiltruar edhe në vendet më sekrete, vendet më strategjike. Si rrjedhojë, fillimisht e nevojshme që kjo ngjarje të jetë mësim për të gjitha shtetet”, tha Kahveci, duke potencuar se strukturat e lidhura me FETO-n në Maqedoni ekzistojnë për një periudhë prej më shumë se 20 viteve.
Duke u shprehur se edhe shtetet tjera mund të marrin mësim nga ngjarjet që ndodhën në Turqi, Kahveci theksoi se është e nevojshme që këto shtete t’u japin fund struktarave të FETO-s në vendet e tyre.
Kahveci e cilësoi FETO-n si “Strukturë tradhtare që është e gatshme të zhvillojë operacione me urdhra nga dikush”.
“Ne si biznesmenë, që tani e tutje më nuk e ndiejmë veten të sigurtë në Maqedoni. E dimë se kjo strukturë ka dorë në shume vende dhe institucione. Për këtë arsye, dëshirojmë sa më parë ta diskutojmë këtë çështje me zyrtarë të Republikës së Maqedonisë,” deklaroi Kahveci, duke vënë në pah se këto hapa kanë cilësinë e masave mbrojtëse.
– Thirrje qeverisë së Maqedonisë për t’i dhënë fund strukturës së FETO-s
Kahveci theksoi se për një kohë në FETO kishte disa persona të admiruar dhe tolerantë, por me kalimin e kohës, duke i kapur institucionet dhe duke i zbatuar urdhrat e “pronarëve”, këta persona që dukeshin të pafajshëm dolën të jenë tradhtarë.
“Për këtë arsye, është e nevojshme që qeveria e Maqedonisa t’i japë fund pranisë së kësaj strukture në fushën e financave dhe në të gjitha fushat e tjera”, tha ai.
Duke tërhequr vëmendjen se zhdukja e strukturave të FETO-s nga Maqedonia është hap i rëndësishëm për shtetin, Kahveci vuri në pah se “Ne si biznesmenë turq nuk duam të jemi në vendin ku gjenden këta njerëz të cilët hapin zjarr drejt nesh dhe na shkelin me tanke”.
Po ashtu, Kahveci theksoi se FETO përbën rrezik potencial për të gjitha shtetet dhe se janë gjarpër që pi nga pusi i tyre. Për këtë arsye, sipas tij, duhet që definitivisht t’i jepet fund pranisë së tyre.
“Më e keqja që mund të ndodhë është të tradhtohesh nga dikush që nuk e mendon si armik. Armikun e njihni, por asnjëherë nuk mund të falet tradhtia nga njerëzit me të cilët zhvilloni punë edhe më konfidenciale e për të cilët mendoni se nuk janë armiq”, u shpreh Kahveci, duke uruar që vendi të mos përjetojë një ngjarje të njëjtë asnjëherë më.
“Ne nuk duam të jemi në vendin e njëjtë me këta persona. Nëse këto vende duan investime nga Turqia, atëherë duhet t’i pastrojnë këta persona. Tani e tutje, ky është kushti ynë për të cilin nuk bëjmë kompromis”, theksoi Kahveci, duke e shprehur nevojën për zbatimin e një plani në faza.
Kahveci u shpreh se “Në fazën e parë përfshihen strukturat e tyre aktuale, struktura këto që i kanë më të përhapura në sferën e arsimit, dhe që qeveria e Maqedonia t’ua anluojë liçencat. Nëse është vend mik, atëherë ajo duhet ta bëjë këtë, sepse ne patën afër 250 dëshmorë, dhe çfarë mund të ndodhë më keq se kjo?!”. Ai gjithashtu potencoi se ditën e ngjarjes ishte në Stamboll dhe se dëshmoi se si njerëzit u ndjenë të “zhveshur” dhe të pasigurtë porse megjithkëtë ishin përplot me besim.
Ai shtoi se ka parë se si secili ka dalë në rrugë kur presidenit Erdoğan i kishte ftuar të dalin. “Dje ndodhin te ne, por askush nuk mund të garantojë se e njëjta nuk do të ndodhë edhe këtu. Sepse këta njerëz mund të duken si njerëz të mirë, por mendjet e tyre nuk i kanë me vete, për arsye se mendjet e tyre janë vënë në hipotekë nga dikush tjetër. Ky pra është lloji më i rrezikshëm i njerëzve”, tha Kahveci.
Kahveci e shprehu vendosmërinë se nuk do të gjenden në të njëjtat mjedise ku gjenden edhe strukturat e FETO-s. “Qeveritë le të vendosin: Ose ne, ose ata. Nuk duam të jemi në të njëjtin vend me njerëzit në të cilët dyshojmë dhe të cilët i dijmë si tradhtarë”, u shpreh ai.
Ndërkaq, fazën e dytë të planit dyfazësh Kahveci e shpalosi me fjalët: “Një pjesë e madhe e anëtarëve të FETO-s fitojnë para nga Turqia dhe në të njëjtën kohë e tradhtojnë atë. Për kët arsye, dëshirojmë që kompanitë turke t’i ndërpresin lidhjet më zgjatimet e këtilla të organizatave”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë