LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Ministri shqiptar i MPB, deklaratë jo serioze

Analistët: Ministri shqiptar i MPB, deklaratë jo serioze

Deklarata e përfaqësuesit të BDI në bisedimet e katër partive politike, Artan Grubi, se pas përfundimit të mandatit të qeverisë kalimtare ministri i Brendshëm do të jetë shqiptar ka nxitur reagime të shumta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Analisti Arsim Sinani, e ka quajtur si tallje me shqiptarët prononcimin se ky është një vendim historik për shqiptarët. Ai ka thënë se marrja e ministrisë së Brendshme nga një shqiptar në këto rrethana, do të shërbente për t’ia hedhur topin shqiptarëve se mbajnë përgjegjësinë e dështimeve në këtë sektor.

“Mendoj se zgjedhja e një ministri shqiptar të brendshëm me këtë rend kushtetues në Republikën e Maqedonisë nuk i faktorizon shqiptarët. Me një rend kushtetues të tillë, një ministër i brendshëm shqiptar do të ishte i dëmshëm për shqiptarët. Unë nuk mendoj se do të ishte e arritur , mendoj se është një mashtrim i radhës për shkak se Maqedonia po kalon një krizë dhe një ministër shqiptarë në këto rrethana nuk mendoj se i arsyeton veprimet”, ka thënë Sinani.


Analisti Xhelal Neziri thotë se ministri shqiptar me mandat tre javësh, as që mund të mendohet dhe jo më të vlerësohet si ndonjë e arritur. Andaj Neziri thotë se as Grubi nuk e ka marrë seriozisht triumfalizmin e paralajmëruar dje pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Sipas Xhelal Nezirit, në një situatë të këtillë mund të trumbetohet me folklorizma të këtilla, por partitë duhet të angazhohen që gjatë periudhës deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe zbatimin e reformave të emërojnë kuadro profesionale dhe të përgjegjshme.

“Mbi të gjitha ajo që mendoj se është me rëndësi në këtë moment është që ministrat dhe gjithë funksionarët pa marrë parasysh se nga cila parti vijnë ose cili etnitet vijnë, duhet të jenë të përgjegjshëm, sidomos ai i policisë të jetë në funksion të luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe jo në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të aktiviteteve ilegale”, tha më tej Neziri.

Përndryshe Pas arritjes së marrëveshjes një ditë më parë, Grubi paralajmëroi se pas përfundimit mandatit të qeverisë kalimtare, ministria e Brendshme do udhëhiqet nga një kuadro shqiptar.

“Një lajm shumë i mirë për shqiptarët por edhe për komunitetet tjera është se për herë të parë që nga pavarësia e Maqedonisë, pas përfundimit të mandatit të qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve ministër i brendshëm do të jetë një shqiptarë deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, kishte deklaruar dje Artan Grubi, nga BDI./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori