LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët do të vazhdojnë të presin para bankave (Video)

Pensionistët do të vazhdojnë të presin para bankave (Video)

Pritjet e stërzgjatura të pensionistëve për të marrë pensionin e tyre nuk dihet se kur do të përfundojnë.

Të paktën jo para shtatorit të këtij viti.

Deri atëherë një grup punues do të dalë me propozime përfundimtare për të gjetur zgjidhje, raporton KTV.


Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ftoi drejtuesit e dy ministrive dhe të Postës së Kosovës për të qartësuar një varg informacionesh të dala në publik.

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi që mori pjesë në këtë takim, por jo edhe ai i Financave, Avdullah Hoti konfirmoi gatishmërinë e tij për të bërë një marrëveshje me Postën si ndërmarrje publike, por së pari kërkoi që të qartësohen disa çështje ligjore.

Abrashi ka thënë se ai do të jetë i sigurt se vendimi i tillë nuk shkel asnjë rregull ligjor, që sipas tij, tash për tash grupi punues thotë se ka.

Ai ka mohuar të dhënat se me marrëveshjen aktuale shteti ka humbur 700 mijë euro, mirëpo, nuk ka treguar se sa janë harxhimet. Abrashi ka thënë të ketë marrë një numër vërejtjesh mes tyre edhe nga Thesari, por në një dokument të prezantuar nga kryetarja e këtij komisioni ka dalë e kundërta.

Nga ana tjetër, kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, deklaron se marrëveshja ka qenë e gatshme që nga viti 2014 dhe se në ditën e nënshkrimit, ata janë njoftuar se marrëveshja nuk bëhet.

Hoxha që ka arritur me ndërmarrjen që e drejton ta bindin OSHP-në për anulimin e tenderit ka thënë se Posta i plotëson të gjitha kushtet dhe se është e gatshme të hyjë me të gjitha bankat tjera në garë për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Ishte zëvendësministri i Financave, Isni Kilaj që në muajin maj të këtij vitit kishte thënë se ka dyshime për mundësinë e fshehjes së interesave të njerëzve të LDK-së me bankën në fjalë.

https://vimeo.com/175721812

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cënueshme, Murati: Mbi 72 mijë familje përfituese

Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cënueshme, Murati: Mbi 72 mijë familje përfituese

Ekonomi
Këtë Black Friday nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye!

Këtë Black Friday nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye!

Ekonomi
Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!

Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!

Ekonomi
Votuesit e Kalifornisë refuzojnë masën që do të kishte rritur pagën minimale në nivelin më të lartë të vendit, 18 dollarë në orë

Votuesit e Kalifornisë refuzojnë masën që do të kishte rritur pagën minimale në nivelin më të lartë të vendit, 18 dollarë në orë

Botë
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori