LAJMI I FUNDIT:

Arrihet konsensusi i “thyer” të mërkurën?! Rama në Kuvend, Basha del i buzëqeshur nga tryeza e negociatave

Arrihet konsensusi i “thyer” të mërkurën?! Rama në Kuvend, Basha del i buzëqeshur nga tryeza e negociatave

Negociatat e rinisura këtë mëngjes, duket se i kanë çuar palët politike në Shqipëri drejt konsensusit të arritur gjatë ditës së djeshme, dhe që u thye krejt papritur mbrëmjen e së mërkurës.
Orë të gjata bisedimesh në zyrën e kryeparlamentarit Meta, mes liderit të opozitës Basha dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin sollën një propozim të ri të fundit. Propozim ky i konfirmuar edhe nga eurodeputeti Knut Fleckenstein i cili tha se me këtë draft final në tryezë është koha që politika të lë bisedimet dhe të votojë ndryshimet kushtetuese.

Pas bisedimeve të gjatë në kryesinë e Kuvendit Basha doli i buzëqeshur nga Kryesia e Kuvendit dhe tha për mediat: “Jemi në negociata”.

Pak më vonë, kryeministri Edi Rama ju drejtua selisë së parlamentit të Shqipërisë, aty ku pritet të nisë seanca plenare pas ndërprerjes në mëngjes. Kreu i Kuvendit Meta, në çelje të seancës tha se do të angazhohej personalisht në procesin e negociatave derisa palët të dakordësoheshin në një draft përfundimtar. Vetëm kur të kemi konsensusin e plotë – tha Meta – do të thërritej sërish seanca për të miratuar draftin, në prani edhe të ambasadorëve të huaj.


Pas bisedimeve të Bashës me ambasadorët, përmes një statusi të shkurtër në Facebook, Rama dha dakordësinë e tij duke deklaruar se do të bëjë çdo gjë për konsensusin dhe se reforma do të miratohet mbi gjithçka.

Ngërçi që pasoi papritur marrëveshjen e arritur një ditë më parë mes likderëve politik kishte të bënte me një kërkesë të re të demokratëve, që mesa duket “surprizoi” edhe ndërkombëtarët. Bëhet fjalë për përzgjedhjen e anëtarëve të dy institucioneve të reja, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, të zgjidheshin me të njëjtën formulë si të vettingut.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht propozimi i fundit i ndërkombëtarëve, burime të rezervuara thonë për Express se përzgjedhja për këto dy institucione të reja që krijohen nga reforma në drejtësi, do të jenë me një formulë të ndryshme nga ajo e vettingut.

Në draftin e ri, formula lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP nuk do të jetë e njëjtë me atë të vettingut.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori