LAJMI I FUNDIT:

Tre të plagosur gjatë grabitjes në Shillovë

Tre të plagosur gjatë grabitjes në Shillovë

Tre persona janë plagosur gjatë një grabitje që ka ndodhur sot në Shillovë të Gjilanit.

TV Plus raporton se gjatë sulmit në këmbimoren “Puls Oil” – në hyrje të Shillovës, sot rreth orës 14:00 – e pas të shtënave me armë zjarri u plagosën tre fshatarë të cilët u përpoqën t`i kapnin grabitësit. Sulmi thuhet se ka ndodhur para syve të dhjetëra banorëve të këtij fshati.

Puls po ashtu raporton se ka mësuar nga dëshmitarë okularë se njëri nga sulmuesit ka qëlluar në ajër me pushkë dhe pastaj hyri në zyrën e këmbimit, ku sulmoi punëtorët dhe mori të gjitha paratë që ishin në arkë.


Gjatë arratisjes, disa qytetarë që kanë qenë atje ishin në gjendje për të kapur një nga sulmuesit, ndërsa tjetri në një motor së bashku me paratë u largua nga vendi i ngjarjes.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gjilanit.

Po ashtu raportohet se Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas rreth njëzet minuta dhe po merret me rastin.