LAJMI I FUNDIT:

Ndjekja ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni tani edhe me protokoll bashkëpunimi mes dy shteteve

Ndjekja ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni tani edhe me protokoll bashkëpunimi mes dy shteteve

Shqipëria dhe Maqedonia kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit për ndjekjen konstante ndërkufitare, të personave që shkelin ligjin.

Në një njoftim zyrtar nga Ministria shqiptare e Punëve të Brendshme theksohet se ky institucion nënshkroi protokollin e bashkëpunimit me palën maqedonase, ku synon forcimin e bashkëpunimit policor e operacional ndërmjet strukturave të të dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për palën shqiptare, protokolli u nënshkrua nga zëvendësministri i Brendshëm Stefan Çipa, kurse për shtetin e Maqedonisë, nga homologu i tij Agim Nuhiu. Protokolli në fjalë u nënshkrua gjatë vizitës që delegacioni nga Maqedonia ka zhvilluar në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë.


Ky dokument përcakton në detaje zonat, mënyrat, kushtet, rrethanat, ku mund të kryhet ndjekja e personave që dyshohen si shkelës të ligjit, në territoret e shteteve respektive.

“Sipas protokollit, tashmë është e mundur që njësitë policore të të dy palëve, të kalojnë në anën tjetër të kufirit pa miratim paraprak, thjesht duke njoftuar palën mike për operacionin policor, në momentin e kalimit të kufirit. Ndjekja e një personi të dyshuar nga policia e secilit prej vendeve, mund të vijojë përgjatë linjës kufitare në një rreze deri 10 kilometra në brendësi të territorit të shtetit fqinj dhe për një interval kohor jo më shumë se 60 minuta. Protokolli nxit shkëmbimin e përvojave të dy vendeve dhe rrit efektshmërinë në luftën kundër drogave, trafiqeve ilegale, por edhe radikalizmit fetar e terrorizmit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë.

Gjithashtu theksohet se nënshkrimi i tij synon nga ana tjetër të rrisë me tej shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin mes dy policive me qëllim parandalimin e krimit ndërkufitar dhe migracionit të paligjshëm.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë ky protokoll pason marrëveshjen e posaçme mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë mbi bashkëpunimin në luftën ndaj terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të drogave narkotike, substancave psikotrope, migracionit të paligjshëm dhe veprimtarive të tjera të paligjshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori