LAJMI I FUNDIT:

Piu gjashte birra për të festuar punësimin, përfundoi duke fjetur në kulmin e xhamit (Video)

Piu gjashte birra për të festuar punësimin, përfundoi duke fjetur në kulmin e xhamit (Video)

Një burrë nga Cambridge i Anglisë, ka pirë gjashtë gota me birrë, për të festuar punësimin, por ka përfunduar mbi kulmin e xhamit të një qendre tregtare.

Isaac Moore është zgjuar në mëngjes nga një zjarrfikës, ndërsa nuk dinte ku ndodhej, apo si kishte hipur aty, transmeton Telegrafi.

Pasi ka zbritur poshtë, 27-vjeçari ka rrëfyer se ka qenë duke festuar me shoqëri dhe për sasinë e birrave që ka pirë.


“Ai ishte shumë i turpëruar për rastin që ndodhi, dhe nuk mbante mend asgjë. Po besojmë se ai është ngjitur nga shkallët për dalje emergjente”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, lidhur me rastin.

Derisa ai është larguar nga kulmi me sipërfaqe transparente, që është i lartë 22 metra, është dashur që një pjesë të evakuohet dhe të mbyllet për qarkullim./Telegrafi/