LAJMI I FUNDIT:

Serbia hap kapitujt 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit me BE-në

Serbia hap kapitujt 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit me BE-në

Konferenca ndërqeveritare BE-Serbi ratifikoi sot në Bruksel hapjen e kapitujve 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit, që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

“Hapja e këtyre kapitujve është e rëndësishme për Serbinë dhe për rajonin ballkanik”, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni.

”BE nxit Serbinë që të vazhdojë rrugën e reformave të qenësishme për modernizimin e vendit, forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit”, shtoi ai. /ANSA/