LAJMI I FUNDIT:

Kanë vazhduar bisedimet midis partive për dalje nga kriza

Kanë vazhduar bisedimet midis partive për dalje nga kriza

Bisedimet midis përfaqësuesve të katër partive politike për çështjet e hapura, kanë vazhduar edhe këtë pasdite. Për shkak të mungesës së ambasadorit të BE, Aivo Orav i cili gjendet për konsulta në Bruksel, takimi është duke u realizuar në rezidencën e ambasadorit amerikan në Shkup, Jess Baily, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nikolla Todorov, i cili në këto negociata e përfaqëson OBRM-PDUKM, ka deklaruar se pret të arrihet marrëveshje në takimin e sotëm.

“Bisedohet për kompetencat e ministrit të brendshëm dhe për atë deri kur ministrat e propozuar nga opozita do të jenë pjesë e Qeverisë. OBRM-PDUKM kërkon që nëse LSDM i humb zgjedhjet, ministrat e tyre për punë të brendshme dhe punë dhe politikë sociale dhe zëvendësministrat plotësues të largohen menjëherë, ndërsa nëse i fitojnë zgjedhjet nuk do të ketë nevojë për këtë”. OBRM-PDUKM kërkon pamundësim të ndryshimeve masive partiake në MPB, respektivisht të pastrimeve partiake”, ka thënë Todorov./Telegrafi/