LAJMI I FUNDIT:

Rregullimi i shtëpisë sipas Feng shui: Principet bazë

Rregullimi i shtëpisë sipas Feng shui: Principet bazë

Në thelb, Feng shui paraqet njohuri për ambientin tonë, ndikimin e ambientit në jetën tonë, si edhe ndikimin tonë mbi të

Njohja e zakoneve të Feng shuit na afron me natyrën, ndërsa sa më afër mënyrës natyrore të të jetuarit që jemi, aq më shumë baraspeshë do të kemi në jetë, transmeton Telegrafi.


Atëherë kur hapësira jetësore është e rregulluar ashtu që “chi” të mund të lëvizë pa problem, ajo na ofron mbështetje në të gjitha aspektet e jetës. Nëse është e kundërta, atëherë vjen deri te stagnimi në jetë ose në fusha të caktuara jetësore- dhe në këto postulate qëndron edhe baza e filozofisë Feng shui.

Feng shui bazohet në mendjen e shëndoshë, logjikën dhe njohjen e rregullave të natyrës, nga vjen edhe emri (nga gjuha e vjetër kineze) – Feng shui, që do të thotë “ujë dhe erë”. Erën e paraqet “chi” dhe nxit lëvizjen e energjisë jetësore, ndërsa uji e pranon dhe e përhap atë energji më tutje.

Sipas saj, energjia jetësore, e cila në Kinën e lashtë është quajtur “fryma e dragoit”, lëviz në pesë fusha të ndryshme dhe nëpër pesë elemente: dru, zjarr, tokë, ujë dhe metal, të cilët në mënyrë simbolike tregojnë qarkullimin e energjisë së caktuar.

All-White-Interior-Design-Mixed-With-Feng-Shui-16

Druri – simbolizon energjinë e cila përhapet në të gjitha anët, përvijon nëpër të gjitha sipërfaqet e drurit nëpër shtëpi dhe nëpër ngjyrën e gjelbër. Ndërsa sezoni i tij vjetor është pranvera.

Zjarri – nëpër të rrjedhin tonet dhe ngjyrat e shndritshme (nuancat e kuqe dhe të portokallta), ndërsa sipas besimit të lashtë zjarri mund të krijojë dhe shkatërrojë dhe ngrihet në ajër.

Toka – paraqet energjinë e cila qarkullon përreth boshtit të vet. Paraqet fillimin dhe fundin e jetës. Ndërsa e karakterizojnë ngjyra e verdhë dhe kafe.

Metali – paraqet energjinë e parave, ndërsa është i pranishëm në gjithçka që në vete përmban metal.

Uji – paraqet energjinë e rënies dhe aty është e pranishme qetësia maksimale. Sezoni vjetor i kësaj energjie është dimri, ndërsa ngjyra e saj është e kaltër me të gjitha nuancat që përmban. Detajet të cilat e karakterizojnë këtë element janë qelqi dhe kristali.

fsh

Përshtatja e hapësirës me elementet natyrore është shumë e rëndësishme, dhe nëse dëshironi të dini për elementin tuaj personal, atëherë nënshtrojuni rekomandimeve të ekspertëve të Feng shuit dhe zbatoni rregullat e tij për të krijuar një enterier të përshtatshëm për një jetë pozitive. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori