Depresioni i fshehur, ja se cilat janë zakonet e personave që e vuajnë
Pasi të lexoni këtë artikull do të reagoni në dy mënyra të ndryshme. Ndonjëri prej jush do të ndihet më i përgatitur për të kuptuar një person të dashur që vuan nga depresioni, ndërsa ndonjë tjetër do t’i njohë për herë të parë këto zakone dhe mbase mund t’i shërbejnë për veten. Sepse depresioni shpesh herë ndodh në mënyrë të pakuptueshme dhe të padiagnostikuar.
Një person i prekur nga depresioni i fshehur është një person i cili i përballon të këqijat brenda vetes në një mënyrë jo të dukshme. Ndaj, këto janë disa nga zakonet apo sjelljet që bëjnë njerëzit të cilët vuajnë nga ky lloj depresioni.
Ata shtiren në mënyrë të pavetëdijshme se u shkon gjithçka mirë, duken të lumtur dhe optimist. Kështu që, ideja se njerëzit me depresion kanë një personalitet të trishtuar është e gabuar.
“Vrapojnë” pas ilaçeve të zakonshme. Për depresionin ekzistojnë kura serioze, përfshirë psikoterapinë dhe medikamentet, shkruan Shqip. Megjithatë përveç këtyre, njerëzit me depresion të fshehur, për të përballuar gjendjen e tyre mendore të përditshme mbështeten te disa stile të jetuari. Për shembull te muzika, ushtrimet fizike, një xhiro me makinë, një shëtitje ose të çfarëdo lloj gjëje që i nxjerr nga një moment nervozizmi.
Kanë frikë nga braktisja. E kanë shumë të vështirë të ndahen nga njerëzit që janë bërë pjesë e jetës së tyre. Për ta vetmia është gjëja më e keqe.
Janë profesionist në shpikjen e historive. Pra e thënë ndryshe ata janë gënjeshtarë të zotë. Dinë se si t’i fshehin shumë gjëra.
Ata mund të fitojnë shprehi jonormale të të ushqyerit. Të ngrënit shumë pak apo më shumë se duhet është një shenjë e zakonshme e depresionit. Ushqimi shpesh mund të jetë i vetmi burim i lumturisë për personat me depresion duke rezultuar në mbingrënie, gjë që i shndërron këta njerëz në objekt talljeje dhe turpërimi. Kur një person me depresion ha shumë pak, kjo zakonisht ndodh sepse depresioni ndikon në oreksin e tyre duke e bërë kështu ushqimin joatraktiv. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje