Familjarët e “Grupit të Kumanovës” me letër të hapur Ali Ahmetit dhe institucioneve
Familjarët e Grupit të Kumanovës të shqetësuar për keqtrajtimin që u bëhet bijve të tyre nëpër burgjet e Maqedonisë, pas reagimeve të shumë ta tek avokatët e të burgosurve, si dhe te Avokati i Popullit në Maqedoni, pas të cilave gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë, kanë vendosur tu dërgojnë një letër të hapur kreut të BDI-së Ali Ahmeti, institucioneve ndërkombëtare dhe shtetit të Kosovës, ka bërë të ditur TVShenja, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Si mund të dilni nëpër mitingje e të kërkoni votën e këtij populli kur natën bëni kompromise në dëm të shqiptarëve, bëni pazare të fëlliqura politike për interesa personale e klanore, është kjo pyetja që këshilli familjar i të burgosurve të “Rastit Kumanova”, shkruan mes tjerash në letrën e hapur të familjarëve.
“Është e tmerrshme se si shqiptarët që jetojnë atje, ende besojnë e ju votojnë ju, zoti Ali Ahmeti, bashkë me ministrat e zyrtarët tuaj në institucione vendimmarrëse, por që në fakt puna juaj është vetëm t’i shërbeni pushtetit me çdo çmim, madje edhe duke sakrifikuar njerëzit të cilët kanë dhënë shumë për të drejtat e shqiptarëve atje, duke lënë në mëshirë të fatit bashkëluftëtarët tuaj, që falë sakrificës dhe votës së tyre sot ju jeni në pushtet!!! Çfarë mund të thuhet tjetër për ju, vetëm se jeni të shitur”, thonë nga Këshilli familjar i të burgosurve të “Rastit të Kumanovës”.
Ata e pyesin Ahmetin për numrin e fëmijëve shqiptarë në Maqedoni që rriten pa prindër, apo me baballarët e tyre nëpër burgje, vetëm për shkak të, siç thonë ata, dëshirës që fëmijëve të tyre t’u sigurojnë një të ardhme më të ndritur, ku për shkak të politikave që zhvillohen në Maqedoni, i kanë lënë ata të luftojnë për ekzistencë.
“Athua si ndiheni zoti Ahmeti nëpër ahengje familjare e shoqërore nëpër të cilat shfaqeni çdo ditë i hareshëm, kur bashkëluftëtarët tuaj, si dhe familjet e tyre momentalisht përballen me tragjedi e dramë të vërtetë jetësore, si pasojë e politikës suaj, e cila i shërben një pushteti të kalbur e antishqiptarë?!
Si ndiheni zoti Ahmeti kur përqafoni e uroni fëmijët tuaj në ditët e tyre të rëndësishme jetësore, kur fëmijët e shokëve tuaj ka 1 vit e gjysmë gati, që as zërin nuk ua kanë dëgjuar baballarëve të tyre, e disa as nuk kanë për t’i dëgjuar e parë kurrë”, thuhet gjithashtu në letrën e Këshillit familjar të të burgosurve të “Rastit të Kumanovës”.
Familjarët i kanë bërë apel ambasadës së ShBA në Maqedoni, Zyrës së BE, Avokatit të popullit dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që të ndërmarrin hapa në pajtim me ligjet ndërkombëtare, me qëllim që familjarët e tyre të kenë një trajtim njerëzor, të bazuar në të drejtat e njeriut, pasi në të kundërtën, siç shkruajnë ata në letrën e tyre, situata në Maqedoni mund të përshkallëzohet, duke shtuar se durimit të tyre po i vjen fundi. Ata po ashtu i bënë apel shtetit të Kosovës, duke kërkuar që të ndërmarrë hapat e duhur dhe të kryejë obligimet kushtetuese ndaj qytetarëve të saj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova