LAJMI I FUNDIT:

Maskat bizare janë trendi i fundit në plazhet e Kinës (Foto)

Maskat bizare janë trendi i fundit në plazhet e Kinës (Foto)

Ata që nisen për në plazhet në Kinë, nuk duhet të presin të shohin njerëz të veshur vetëm në kostume për larje.

Pushuesit atje po vënë disa maska të çuditshme në kokë, si dhe veshje speciale që mbulon tërë trupin, në mënyrë që të mbrohen nga rrezet e dëmshme ultra violet, transmeton Telegrafi.

Megjithëse duken si ndonjë skenë nga filmat, fotografitë e postuara më poshtë, janë bërë në një ditë të zakonshme në plazhin e Qingdao.


E quajtur si ‘bikini i fytyrës’, kjo maskë po konsiderohet si mjeti më i mirë për të mbrojtur lëkurën e fytyrës, nga rrezet e dëmshme të diellit.

Madje, edhe turistët e kanë pranuar këtë ‘mode’, dhe kanë filluar të bartin këto veshje koke.

Në mbarë plazhet e provincës Shandong të Kinës, janë parë femra dhe meshkuj, duke bartur gjatë tërë kohës këto maska bizare. /Telegrafi/

2

3

4

5

6

7

8

9

10