LAJMI I FUNDIT:

Përplasje interesash në komunën e Zhupës

Përplasje interesash në komunën e Zhupës

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) ka dhënë alarmin për përplasje interesash për këshilltarin e komunës së Zhupës, Lavdrim Vejselovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

KSHPK-ja konstaton përplasje interesash te ky person, me çka shkelet Neni 9 i Ligjit për pengimin e përplasjes së interesave.

Personi në fjalë është këshilltar në komunën e Zhupës dhe njëkohësisht edhe drejtor i dy shoqërive afariste. Komisioni i ka kërkuar Lavdrim Vejselovskit që të heqë dorë nga njëri funksion.


Këshilltari Vejselovski e ka pranuar kërkesën e KSHPK-së dhe në vend të tij është emëruar një drejtor i ri i shoqatave afariste – një i afërm i tij, por Komisioni konsideron se përsëri ka përplasje interesash. Pas këtij konstatkimi, ky komision i është drejtuar përsëri Lavdrim Vejselovskit me një kërkesë të ngjashme, që në këtë rast, këshilltari nuk e ka zbatuar.

Për shkak se Vejselovski e shkel Nenin 23, Paragrafi 2 të Ligjit për pengimin e përplasjes së interesave, KSHPK-ja solli vendim për vërejtje publike ndaj këshillëtarit Lavdrim Vejselovski./Telegrafi/