LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi arrin 100 milionë klikime me “Bonbon” (Video)

Era Istrefi arrin 100 milionë klikime me “Bonbon” (Video)

Kënga hit e Era Istrefit, “Bonbon”, ka arritur në shifrën prej 100 milionë klikimeve në YouTube.

“Bonbon”, që është në kanalin zyrtar të kompanisë me të cilën Era arriti marrëveshje kohë më parë ‘Ultra Music’, është publikua në këtë kanal në YouTube më 7 mars.

Lexo më shumë: A ka ndryshuar mbiemrin Era Istrefi (dokument ekskluziv)

Era Istrefi me këtë këngë pushtoi shumë tregje të botës dhe dominoi në shumë top-lista ndërkombëtare.

Pas versionit shqip të kësaj kënge, Era realizoi edhe versionin në gjuhën angleze të publikuar më 23 qershor dhe që deri tani ka rreth 2 milionë klikime. /Telegrafi/