LAJMI I FUNDIT:

Fillon hartimi i planeve mësimore vjetore për “Orientim në Karrierë”

Fillon hartimi i planeve mësimore vjetore për “Orientim në Karrierë”

Me qëllim që t’u lehtësohet përgatitja e planeve vjetore për orientimin dhe këshillim në karrierë, OJQ Syri i Vizionit ka angazhuar ekspertë që do të ndihmojnë dhe trajnojnë arsimtarët në hartimin e një plani model.

Në punëtorinë e parë mbajtur në Qendrën Didaktike në Pejë, mësimdhënës nga komunat Pejë, Klinë, Deçan, Istog, Junik dhe Gjakovë të udhëhequr nga trajnerë të kualifikuar, kanë filluar krijimin e një plani model që do të ishte një udhëzues për mësimdhënësit që japin këtë lëndë në shkollat e rajonit.

Në tri vjetët e kaluara rreth 80 arsimtarë janë trajnuar për mësimdhënien e Orientimit në karrierë, në kuadër të projektit tonë “Mismatch” që financohet nga Solidar Suisse, të cilët këtë përvojë ua kanë transferuar nxënësve në dhjetëra shkolla të këtyre gjashtë komunave.


syra

Plani vjetor do ketë dy modele, për shkollat në të cilën ajo implementohet si lëndë zgjedhore në klasat e nënta, dhe për shkollat që implementojnë kurikulen e re si modul i fushës kurikulare “Jeta dhe Puna”.

Aktiviteti mbështet edhe nga drejtoritë komunale të arsimit të komunave Pejë, Klinë, Deçan, Istog, Junik dhe Gjakovë, që bashkërisht me OJQ Syri i Vizionit ia kanë drejtuar edhe Ministrisë së Arsimit, për t’ia ofruar një pan model që mund të shërbejë edhe në shkollat e komunave tjera në Kosovë.

Orientimi dhe këshillimi në karrierë shihet si shumë i rëndësishëm për të ndihmuar nxënësit në identifikimin e aftësive të veta dhe marrjen e vendimit mbi shkollimin dhe karrierën.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori