LAJMI I FUNDIT:

Blushi: Pasojat e dështimit të reformës i paguajnë qytetarët

Blushi: Pasojat e dështimit të reformës i paguajnë qytetarët
Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet deputeti i PDIU, Shpetim Idrizit, ne postin e zv/kryetarit te Kuvendit./r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks during a parliamentary session.

Deputeti Ben Blushi, duke folur në seancë plenare ka deklaruar se reforma në drejtësi është shumë afër dështimit.

Blushi ka theksuar se, situata konfliktuale për këtë proces ka bërë që të krijohet një përçmim nga ndërkombëtarët për klasën politike shqiptare. Por, më e rëndësishme në këtë aspekt, ka vijuar Blushi, është pasoja që do të ketë një dështim eventual.

“Nëse reforma në drejtësi nuk kalon nuk do të ndodhë asgjë. Jemi prapë ne që jemi pas një jave, pas 10 ditësh apo pas një vit. Çështja është kush paguan koston e mungesës së drejtësisë në Shqipëri”, ka thënë Blushi. Dhe këtë kosto, sipas tij e paguajnë qytetarët.


“Një grua dje po ecte në mes të Tiranës me dy fëmijë, del një i çmendur, e përplas me makinë dhe i merr jetën. A ka kjo lidhje me reformën në drejtësi? Ka. Sepse gjykatësi e liroi autorin për bakshish thonë dhe tani ai i mori jetën”, ka thënë Blushi.

Ai ka thënë më tej se, qeveria aktuale u ka marrë qytetarëve të gjitha të drejtat e zgjedhjes, duke vendosur njerëzit e saj në pikat kyçe të qeverisjes.

Reforma në drejtësi, PD publikon email-et e ndërkombëtarëve
Lexo po ashtu Reforma në drejtësi, PD publikon email-et e ndërkombëtarëve

“Shkojmë në Kavajë. Kush e qeveris Kavajën sot? Një njeri që ka dalë nga burgu dhe qeveris nga shtëpia. Dhe ky njeri do lirohet, të jeni të bindur. Kjo është drejtësia? Po Dibrën kush e qeveris? Një deputet këtu përdori armën për punë personale dhe do të kthehet këtu që të votojë reformën në drejtësi. Ky është standardi se si veprohet në Shqipëri”, ka thënë Blushi dhe kjo sipas tij, “është pasojë e paaftësisë së Lulit dhe Edit për t’u marrë vesh”.

Situata e bën të nevojshme sipas Blushit zgjedhjen e presidentit nga populli dhe peticioni i tij, siç ka thënë ai, po gjen mbështetje. “Peticioni online është firmosur nga 10 mijë vetë”, ka shtuar Blushi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori