LAJMI I FUNDIT:

Reforma në drejtësi, PD publikon email-et e ndërkombëtarëve

Reforma në drejtësi, PD publikon email-et e ndërkombëtarëve

Partia Demokratike reagoi ndaj deklaratës së ambasadave të huaja në Tiranë, të cilat kritikuan qëndrimin bllokues të opozitës për reformën në drejtësi.

“Jemi për transparencë për një sërë faktesh gjatë procesit të negocimit me shumicën dhe partnerët ndërkombëtarë për diskutimin e paketës së reformës në drejtësi. Deri në këtë pikë ndahemi te modeli mbi të cilin do të emërohen zyrtarët më të lartë të sistemit të drejtësi. Faktet vërtetojnë qëndrimin fleksibël të PD-së”, tha deputeti Oerd Bykykbashi.


Ai publikoi një email të datës 10 shkurt të OPDAT dhe Euralius, ku flitet edhe për “vendet e rezervuara”.

“Në datën 17 shkurt, deputeti Halimi i është përgjigjur zyrtarisht OPDAT dhe Euralius, duke përzgjedhur modelin e vendeve të rezervuara, si modeli më i thjeshtë dhe më pak i korruptueshëm”, tha Bylykbashi.

Sipas tij, edhe në materialin e Komisionit të Venecias të muajit prill është i përfshirë opsioni i “vendeve të rezervuara”.

“Vetëm pas kësaj kemi zgjedhur variantin e ‘vendeve të rezervuara’, kemi vazhduar negociatat. Edhe në takimin e datës 6 qershor kemi bërë propozimet tona konkrete, duke detajuar modelin e ‘vendeve të rezervuara’, duke mos gjetur kundërshtim”, u shpreh deputeti demokrat Bylykbashi.

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi në mesditë për dështimin e takimit Rama-Basha për reformën në drejtësi dhe fajësoi opozitën për mungesë fleksibiliteti. Selia diplomatike e Uashingtonit, me një gjuhë të qartë, mbështeti përpjekjet e qeverisë për të shkuar përpara me miratimin e projektit të reformës, edhe pa miratimin e opozitës.

”Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë”, thuhet në deklaratë.

Modeli i “vendeve të rezervuara” parashikon një ndarje e një pjese të emërimeve të drejtuesve të lartë të sistemit të drejtësisë mes shumicës dhe pakicës parlamentare.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori