Formimi i një njësiti special policor i cili do të punojë vetëm me urdhër të Prokurorisë Speciale është i mundshëm. Me një vendim politik në formë aneksi të Marrëveshjes “Përzhino” por edhe me ndryshim në ligjin për procedurë penale në Kuvend, mund të formohet polici e veçantë e cila do të veprojë në çdo moment kur të ketë nevojë Prokuroria Speciale Publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Policia dhe Prokuroria Speciale patjetër që do duhet të ndihmohen nga departamenti special prej ku do të burojnë urdhrat për bastisje dhe arrestimin e personave të dyshuar. Kështu ka deklaruar për TV Shenja, profesori Nazmi Maliqi i cili vlerëson se policia e tillë patjetër duhet të jetë nën ombrellën e Speciales e jo të Ministrisë së Punëve të Brendshme pasi rrezikohet profesionalizmi dhe veprimi i drejtë i policëve.
“Do të ishte shumë mirë që të gjendet alternative Brenda ligjit që të formohet edhe policia speciale. Deputetët, Qeveria, por edhe akterët që janë në bisedime, katër partitë por edhe partitë tjera opozitare që janë jashtë, duhet të gjejnë një modul që Maqedonia dalë ngadalë ta pranoj formën e protektoratit ndërkombëtar juridik”, ka deklaruar Maliqi.
Eksperti juridik Vladimir Pivovarov thekson urgjencën e formimit të një trupi të tillë pasi ekziston baza ligjore.
“Një orë e më parë të formohet reparti special në MPB i cili do të jetë nën kontrollin e Prokurorisë Speciale. Të mos ketë organizimin hierarkik nga struktura e tanishme e MPB. Që nga formimi i Prokurorisë Speciale duhej formuar një organ i tillë. Zonja Nuland tani shkoi dhe përsëri do të ketë obstruksione kundër formimit të një reparti të tillë. Ekziston mundësi ligjore nëse politikanët kanë dëshirë, vullnet të bëjnë ndryshimet e duhura në Parlament”, ka thënë Pivovarov.
Profesori Maliqi thotë se ekzistojnë policë që nuk kanë lidhshmëri me pushtetin që do ta kryenin detyrën speciale me ndershmëri.
“Nuk do ta fajësojmë policinë. Kemi polic të cilët dëshirojnë të jetojnë me ligj, me norma. Ata janë njerëz tanë, pa marrë parasysh se cilës përkatësi nacionale i përkasin. Por, e gjithë kjo varet nga partizimi i tyre që është i tepërt, kapja e shtetit apo edhe partizimi i shtetit nga partitë politike që e bëjnë koalicionin”, ka thënë Maliqi.
Nga ana tjetër Pivovarov propozon që në tavolinën e bisedimeve në Përzhino të vendoset edhe ideja për formimin e një reparti për mbrojtjen e dëshmitarëve të fshehur pasi ky element është jetik për hetimet që do ti bëjë Prokuroria Speciale. Kjo pasi dëshmitarët që do të vendosin të bashkëpunojnë me Prokurorinë Speciale duhet të ndihen të sigurt pasi po denoncojnë krim dhe korrupsion të nivelit të lartë që mund tu kushtojë atyre me jetë.
“Prokuroria Speciale nuk ka repart për dëshmitarët e mbrojtur. Kjo është një kategori shumë e rëndësishme për spastrimin e krimit të organizuar në nivel të lartë sikur ai në Maqedoni. Gjithmonë duhet të kemi nisje pragmatike në mënyrë që të mos ketë nevojë kështu ti zgjidhim punët hap pas hapi”, ka thënë Pivovarov.
Sipas ekspertëve juridik ardhja e Nuland është një moment kyç për hapjen e rrugës për formimin e këtij ekipi. Organizimi sipas tyre duhet të jetë në bazë të natyrës së krimit që do të hetohet, nëse ka të bëjë me krim financiar apo vepra të tjera penale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles