LAJMI I FUNDIT:

Basha zhgënjeu BE-në

Basha zhgënjeu BE-në

Edhe Bashkimi Europian shprehu keqardhjen që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis për reformën në drejtësi.

Delegacioni i BE-së në Tiranë reagoi pas publikimit të propozimit të paraqitur nga opozita duke thënë se besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor”, thuhet në një deklaratë, raporton TCH.


Për Bashkimin Europian, “kjo përputhet plotësisht me opinionin e Venecias, që e parashikon këtë rol për Operacionin Ndërkombëtar Monitorues”.

“Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë”, thuhet në deklaratën që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative.

Bashkimi Europian sqaron se, “komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë”.

Në deklaratë thuhet se tani negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv. “Kjo do të diskutohet gjithashtu nga zëvendës sekretaria e përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm, Helga Schmid gjatë vizitës së saj në Shqipëri”, njoftohet më tej në deklaratë

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori