LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Shpresojmë që sonte të arrihet marrëveshja

Sheqerinska: Shpresojmë që sonte të arrihet marrëveshja

Pas tre orë e gjysmë bisedimesh, përfaqësuesit e partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhino janë larguan nga rezidenca e BE në Përzhino, në konsultime partiake

Paraprakisht nënkryetarja e LSDM, Radmila Shekerinska, në pushimin e parë shkurtimisht ka deklaruar se shpreson që sonte do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

Pritet që përfaqësuesit e katër partive politike, Nikolla Todorov, Radmilla Sheqerinska, Artan Grubi dhe Imer Aliu të kthehen në rezidencën e BE për të vazhduar bisedimet lidhur me çështjet për të cilat akoma nuk është arritur pajtim.


Siç ju kemi informuar edhe më herët, palët në pjesën e parë të bisedimeve kanë afruar qëndrimet për pastrimin e Listës zgjedhore dhe reformat në media.

Mospajtimet më të mëdha lidhen me reformat në media, sepse kërkohet formimi i një trupi rregullues i cili do ti mbikëqyr mediat gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe do të ketë të drejtën e shqiptimit të dënimeve.

Nëse palët në bisedime sonte arrijnë marrëveshje përfundimtare për këto dy çështje të mbetura, atëherë hapet rruga për takimin e shumë pritur të liderëve në të cilin duhet të jepet fjala e fundit./Telegrafi/