Arbër Ademi: Alternativa e vetme e Maqedonisë është integrimi euro-atlantik
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Arbër Ademi sot kishte fjalën e tij në prezantimin e prioriteteve të presidencës së Sllovakisë me BE-në para komisionit për Çështje Evropiane, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë fjalës së tij zëvendëskryeministri Ademi theksoi se marrja e kryesimit me BE-në nga ana e Sllovakisë ndodh në periudhën e sfidave serioze kur duhet të bëhen përpjekje të veçanta për ta kthyer besimin në projektin e përbashkët Evropian, e cila është e rëndësisë së veçantë për tërë kontinentin.
Tv21 raporton se Ademi ka potencuar se ballafaqimi me pasojat nga referendumi për daljen e Mbretërisë së Bashkuar, situatë e cila ndodh për herë të parë në historinë e Unionit si dhe me sfidat të cilat dalin nga kriza e emigrantëve do të kërkojnë angazhim dhe fokusim më të madh nga ana e institucioneve Evropiane dhe vendeve anëtare, por e gjithë kjo nuk duhet të ndikojë në procesin e zgjerimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ademi i është referuar edhe marrëdhënieve bilaterale si segment i rëndësishëm në procesin e aderimit, si dhe bashkëpunimit rajonal i cili gjithashtu është i rëndësisë së veçantë për vendet të cilat janë në procesin e aderimit duke theksuar se Republika e Maqedonisë gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e hapur për ndërtimin dhe thellimin si të marrëdhënieve me vendet fqinje ashtu edhe me vendet e rajonit.
Në prezantimin e prioriteteve të kryesimit të Sllovakisë me BE-në Ademi edhe një herë ka potencuar konstatimin e përsëritur disa herë deri më tani se procesi i zgjerimit nuk do të përfundojë pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në veçanti për Maqedoninë sepse nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit të plotë euro-atlantik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova