LAJMI I FUNDIT:

Femrat e aktrojnë orgazmën vetëm për t’i dhënë fund seksit të keq?

Femrat e aktrojnë orgazmën vetëm për t’i dhënë fund seksit të keq?

Gjithmonë ka ekzistuar mendimi se gratë i aktrojnë orgazmat vetëm për t’i kënaqur të dashurit në shtrat. Por, tani një studim i ri tregon se gratë mund t’i aktrojnë orgazmat për një arsye tjetër: vetëm që seksi të përfundojë sa më shpejt.

Studimi, i cili është prezantuar në British Psychological Society, ka pyetur 15 gra të moshave 19 deri 28 vjet rreth përvojave të tyre për aktrimin e orgazmës në shtrat, transmeton Telegrafi.

Të gjitha femrat kishin treguar për probleme të ndryshme seksuale që i kanë. Gratë e anketuara asnjëherë nuk i kishin përdorë termat si “përdhunim” për të përshkruar përvojat e këqija seksuale kur e kanë aktruar orgazmën, por skenarët që i kanë përshkruar mund të kenë qenë të tilla.


Në fakt, ato i kishin klasifikuar eksperiencat e tyre si “seks i keq”. Detaje më të hollësishme rreth këtyre përvojave seksuale ende nuk janë bërë të ditura.

“Pjesëmarrëset e këtij studimi kanë treguar se aktrimi i orgazmës është një mënyrë për të ‘ndalë seksin e keq’ kur nuk ka pasur opsione tjera në dispozicion”, shkruan Angela Chen për Gizmodo.

Pavarësisht se ky studim është i vogël, prapëseprapë i drejtohet një çështjeje të madhe kulturore me mënyrën se si ne e perceptojmë seksin.

Ne ende jetojmë në një kulturë apo epokë ku nëse një gruaje nuk është duke i pëlqyer seksi dhe dëshiron ta ndalojë, më mirë do të ndjehet nëse e aktron orgazmën sesa ta len partnerin e saj ta kuptojë këtë gjë. /Telegrafi/