LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Prishtinës i mbingarkuar me studentë (Video)

Universiteti i Prishtinës i mbingarkuar me studentë (Video)

Universiteti i Prishtinës thuajse çdo vit nxjerr tre mijë studentë të diplomuar nga Fakulteti Ekonomik dhe ai Juridik.

Por jo vetëm në këto dy drejtime të shkencave shoqërore ka një numër kaq të madh të atyre që arrijnë të bëhen gati për tregun e punës. Edhe shkencat e natyrës dhe drejtimet e tjera kanë ngarkesë të numrit të studentëve.

Në një deklaratë për Tribuna Channel, prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, Naser Sahiti, tregon për kapacitetin që ka shteti i Kosovës t’i pranojë në tregun e punës të gjithë këto kuadro.