LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut kërcënon me “sulm fizik”

Koreja e Veriut kërcënon me “sulm fizik”

Koreja e Veriut ka kërcënuar me një “përgjigje fizike” ndaj shpalljes së marrëveshjes për të dislokuar një sistem të avancuar të mbrojtjes raketore mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Sistemi “THAAD” mundet edhe i vetëm të sfidojë kërcënimet nga Peniani.

Një deklaratë e publikuar nga ushtria, përmes medias shtetërore të vendit komunist, ekspozonte “vullnetin e palëkundur të ushtrisë sonë për t’u kryer një sulm të pamëshirshëm hakmarrës”.

Veriu komunist bën shpesh të tilla kërcënime kundër Jugut fqinj dhe SHBA-ve. Retorika është diçka normale, e madje përshkallëzohet në kohërat kur tensionet rriten mes tyre.


Kur Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione gjatë javës së kaluar ndaj kreut të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, Peniani e përshkroi këtë lëvizje si një “deklaratë të hapur lufte”.

Vetëm një ditë pasi u njoftua dislokimi i sistemit mbrojtës “THAAD”, Veriu komunist lëshoi për testim një raketë balistike nga një nëndetëse në brigjet e saj lindorë, por ushtria e Koresë së Jugut tha se edhe ky lëshim dështoi.

Ende nuk është saktësuar se kur do të dislokohet sistemi mbrojtës raketor, ku do të vendoset dhe kush do të ketë kontrollin përfundimtar të tij, përcjell TCH.

Deklarata e byrosë së artilerisë të ushtrisë koreanoveriore bënte të ditur se do të ndërmerrej “një kundërveprim fizik për të kontrolluar tërësisht THAAD-in, që nga momenti kur të konfirmohen vendi dhe koha e dislokimit të tij nga Koreja e Jugut”.

Sistemi “THAAD” kundërshtohet gjithashtu nga Pekini dhe Moska, të cilat e konsiderojnë këtë lëvizje si një përforcim të pranisë ushtarake amerikane në rajon. Të premten, Kina tha se sistemi do të dëmtojë paqen dhe qëndrueshmërinë, si dhe dorëzoi një notë proteste ndaj të dërguarve të Amerikës dhe Koresë së Jugut.

Por SHBA-të dhe Jugu argumentuan se ky hap është i rëndësishëm për shkak të intensifikimit të kërcënimeve nga Veriu, që megjithëse i janë ndaluar aktivitete të tilla nga Kombet e Bashkuara, ka zhvilluar sërish një seri testimesh raketore, ndërsa në janar zhvilloi edhe testin e katërt bërthamor.

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori