Në vijim i keni dhjetë gjëra që duhet të provoni t’i bëni që të keni marrëdhënie më të mirë me partnerin. Kjo listë na ndihmon shumë të kuptojmë se si të kemi lidhje më të shëndetshme dhe se çfarë gjërash na mbajnë më të lidhur me njëri-tjetrin.
Kini mendime pozitive
Qëndrimi pozitiv është vërtetuar se jua bën më të mirë jetën, karrierën, jetën sociale dhe patjetër lidhjen tuaj dashurore. Psikologët pohojnë madje se mendimet pozitive mund të ndryshojnë dhe rrahjet ritmike të zemrës suaj, transmeton kp.
Argumentoni në mënyrë të shëndetshme
Studimet tregojnë se çiftet me aftësi komunikuese të varfra janë ndër njerëzit më pak të lumtur. Çdo çift ka konflikte kështu që nuk duhet të ndiheni keq nëse grindeni me partnerin, por mënyra se si komunikoni ndikon shumë në marrëdhënien tuaj.
Mos u zini për paratë
Paratë janë ndër arsyet madhore përse lindin grindjet në çift e që çojnë drejt ndarjes. Përpiquni ta zgjidhni problemin në vend që t’ia përplasni njëri-tjetrit në fytyrë fajin.
Thojini njëri-tjetrit fjalë inkurajuese
Nëse përdorin fjalët “Punë e shkëlqyer” apo “Ndihem krenar/e për ty” çiftet rritin vetëvlerësimin dhe lumturinë në marrëdhënie. Mjafton të thuash shprehje të tilla një herë në ditë dhe do e ndjeni efektin.
Miqësi jashtë marrëdhënies
Të jesh në një lidhje nuk do të thotë që gjithçka të rrotullohet rreth saj. Sipas studimeve, marrëdhëniet më të dobëta janë ato ku të dy partnerët kanë të njëjtët miq të përbashkët. Kështu pra bëni miq të rinj.
Mos u nxitoni
Sipas studimeve thuhet se sa më shumë të zgjasë periudha e njohjes, aq më shumë gjasa ka që marrëdhënia e tyre të jetë afatgjatë. Nuk duhet të ketë presion për t’i përshpejtuar gjërat.
Flisni me njëri-tjetrin më shpesh
Tashmë është vërtetuar se martesat më të lumtura janë ato në të cilat çifti kalon kohë me njëri-tjetrin. Të paktën 5 orë në javë duhet të dilni dhe të argëtoheni pavarësisht angazhimeve.
Bëni seks të paktën një herë në javë
Çiftet që kryejnë marrëdhënie të paktën një herë në javë kanë 44% më shumë mundësi që të rrethohen nga ndjesi pozitive për veten, partnerin dhe lidhjen e tyre në përgjithësi.
Qeshni më shumë kur jeni në shoqërinë e njëri-tjetrit
Çiftet që qeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe me batutat e tyre janë më të kënaqur me lidhjen dhe i ruajnë këto momente si më të veçantat.
Ndani eksperiencat e reja
Nëse udhëtoni diku, lexoni një libër, shkoni në një kurs kërcimi apo çdo element të ri që u ndodh dhe u lë përshtypje, ndajini mendimet dhe mbresat me partnerin. Studimet tregojnë që çiftet që rriten me njëri-tjetrin dhe ndajnë eksperiencat krijojnë një lidhje të fortë sentimentale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë
Katër zakone të thjeshta mund të forcojnë çdo lidhje apo martesë
Luksi i qetë nuk ndalet dhe këtë e vërteton edhe dalja e fundit e Victoria Beckham-it në publik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian