LAJMI I FUNDIT:

​Si të kujdesemi për flokët gjatë pushimeve?

​Si të kujdesemi për flokët gjatë pushimeve?

Ekspozimi ndaj diellit, rërës dhe ujit të detit ndikon shumë në flokët tanë, duke bërë që këto të fundit të dëmtohen.

Por me disa sekrete të vogla këtë vit, mund të keni flokët të shëndetshëm dhe të bukur edhe gjatë pushimeve, transmeton Kosovapress.

Lëng limoni


Përzierja e lëngut të limonit me ujin është shumë e mirë për të shpëlarë ujin e kripur dhe për t’i mbrojtur nga dielli.

Mbani kapele

Është mënyra më e mirë për të mbrojtur flokët nga dielli dhe nga era. Gjithashtu ai është dhe një aksesor për t’u dukur me shumë stil.

Lagini flokët përpara zhytjes

Në mënyrë që të evitoni sa më shumë dëmtimin, përgatitini flokët tuaj duke i njomur përpara se zhyteni. Më mirë të jenë të ngopur me ujë natyral sesa me ujin e pishinës.

Përdorni mbrojtës me faktorë për flokët

Ashtu si lëkura edhe flokët kanë nevojë për produkte me faktor mbrojtës.

Mbajini të kapur

Kapja e tyre eviton ekspozimin e gjithë gjatësisë në diell, por kini kujdes që të mos i shtrëngoni fort dhe të përdorni kapëse dhe jo llastik.

Hiqni ujin e detit

Gjithmonë kujdesuni që të mos lini kripën e ujit të detit në flokët tuaj, ajo është një nga shkaktaret e tharjes.

Lëreni tharësen në shtëpi

Edhe pse është tunduese, përpiquni tharësen e flokëve të mos e merrni në valixhen tuaj të pushimeve. Duke u ekspozuar gjatë gjithë ditës në nxehtësinë e dielli, ajo tharëses do të ishte e tepërt për flokët tuaj. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Top fustani për një dasmë vjeshtore: Nuk ka trup femre që ky model nuk mund ta zbukurojë

Top fustani për një dasmë vjeshtore: Nuk ka trup femre që ky model nuk mund ta zbukurojë

Moda
Adoleshenti në pubertet: Grindjet me prindërit, ndikimi i shoqërisë, sjellja e rrezikshme - çfarë ka në mendjen e tij

Adoleshenti në pubertet: Grindjet me prindërit, ndikimi i shoqërisë, sjellja e rrezikshme - çfarë ka në mendjen e tij

Prindër dhe fëmijë
Stili që duam: Albina Kelmendi zgjedh veshjet e kreatores unike, Orhidea Berisha

Stili që duam: Albina Kelmendi zgjedh veshjet e kreatores unike, Orhidea Berisha

Moda
A e dini se hurmet e freskëta janë një thesar natyror për shëndetin tuaj?

A e dini se hurmet e freskëta janë një thesar natyror për shëndetin tuaj?

Ushqim i shëndetshëm
Si të vishni trendin e xhinseve “jazzy” që do të dominojë vjeshtën

Si të vishni trendin e xhinseve “jazzy” që do të dominojë vjeshtën

Moda
Ja si të vishni një këmishë dhe bluzë për t'u dukur ndryshe çdo herë

Ja si të vishni një këmishë dhe bluzë për t'u dukur ndryshe çdo herë

Keshilla Modë
Kalo në kategori