LAJMI I FUNDIT:

Banda shqiptare e përfshirë në trafikun e pasaportave

Banda shqiptare e përfshirë në trafikun e pasaportave

Mediat italiane zbardhin sot detaje mbi trafikun ilegal të pasaportave italiane zbuluar nga Policia italiane e qytetit të Romës, i cili çoi gjatë orëve të fundit në ekzekutimin e urdhër arrestimit ndaj 11 personave, mes të cilëve dhe një shtetas shqiptar, si dhe 3 funksionarë të Institutit Shtetëror Poligrafik e Ministrisë së Financave.

Sipas mediave italiane, aktiviteti i këtij trafiku administrohej nga dy organizata; një organizatë shqiptare e një organizatë afrikanoveriore me bazë në qytetin e Romës e të Napolit e me lidhje në Paris, Belgjikë e Turqi.

Shtetasi shqiptar i arrestuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, konsiderohet një nga eksponentët e organizatës së shqiptarëve, e që kërkonte një pagesë prej 3-4 mijë euro për çdo pasaportë të shitur.


Pika e referimit e këtyre dy organizatave ishte një berber me origjinë nga Algjeria, 40 vjeçari Mohamed Chouli Salah, rezident në provincën e Salernos.

Këto dy organizata furnizonin kundrejt një pagese që shkonte deri më 3-4 mijë euro me pasaporta italiane, karta identiteti e kode fiskale, qytetarë të huaj nga Siria. Afganistani Kenia e Irak.