Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Konferencën e 8-të Vjetore të Zyrës Kombëtare të Auditimit, e cila iu kushtua rolit të Auditorit të Përgjithshëm dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit në përmirësimin e qeverisjes dhe rritjen e llogaridhënies në Kosovë.
Mustafa vlerësoi lartë punën e Auditorit të Përgjithshëm dhe rëndësinë e auditimit të pasqyrave financiare të institucioneve të vendit.
“Përmes tyre ne do të ndikojmë që të përmirësohet shfrytëzimi i parasë publike dhe që të zbatojmë ligjin në procedurat financiare. Prandaj, e vlerësojmë lartë rolin tuaj në krijimin e rregullsisë financiare të institucioneve të vendit në shfrytëzimin e drejtë të parasë publike dhe po ashtu në perspektivën që ne duhet ta ndërtojmë në vend, në zbatimin e rregullit dhe të ligjit”, tha kryeministri.
Kryeministri Mustafa shprehu po ashtu përkrahjen e Qeverisë për institucionin e Auditorit të Përgjithshëm duke theksuar angazhimin që të respektohen në rend të parë të gjitha rekomandimet e tij.
“Por, para së gjithash të respektohet pavarësia funksionale, pavarësia financiare dhe ajo operative e Zyrës Kombëtare të Auditimit, sepse ju edhe me ligj edhe me Kushtetutë, por edhe në veprimin faktik duhet të jeni të pavarur. Kjo zyre është institucion tepër i rëndësishëm i Kosovës dhe vlerësoj se profesionalizimi, paanësia dhe qasja për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës në rregullsinë financiare do të jetë preokupim themelor i juaji dhe do të jetë mënyrë e përshtatjes dhe sjelljes së Zyrës Kombëtare të Auditimit”, tha kryeministri.
Kryeministri Isa Mustafa foli edhe për procesin e reformës së menaxhimit të financave publike dhe për aplikimin e platformës së prokurimit elektronik.
“Përmes kësaj do t’iu ndihmojmë edhe juve, do t’i ndihmojmë rritjes së transparencës, do të minimizojmë gabimet gjatë procesit të planifikimit dhe implementimit të kontratave të prokurimit, sidomos të nënvizoj, atyre që kanë të bëjnë me implementimin e këtyre kontratave”, tha kryeministri.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, tha se me bashkërenditje dhe bashkëveprim institucional dhe me një rritje të besimit reciprok, do të arrihet që të forcohet qeverisja e vendit, kredibiliteti i institucioneve edhe brenda edhe para faktorit ndërkombëtar dhe që të kapërcehen proceset e integrimeve evropiane.
Besnik Osmani, auditor i përgjithshëm, ka falënderuar të pranishmit për kontributin dhe zotimin për të punuar në partneritet me Zyrën Kombëtare të Auditorit të Përgjithshëm.
“Ky është një mekanizëm tradicional që Zyrës së Auditorit i shërben për të vlerësuar sezonin dhe për të nxjerrë konkludime të rëndësishme për aktivitetin e periudhës pasuese. Ne, edhe këtë vit duam t’i ndajmë sfidat tona me partnerët tanë, me Kuvendin, Qeverinë, shoqërinë civile dhe me mediat”, tha Osmani.
Ai më tutje ka folur për rezultatet dhe të arriturat e Auditorit duke vlerësuar bashkëpunimin me entitetet.
“Lajm i mirë është qeverisja dhe menaxhimi financiar dhe i kontrolleve në përgjithësi ka shënuar progres dhe rritje. Lajmet e këqija kanë të bëjnë me ritmin e përmirësimeve që vazhdon të jetë i ngadaltë dhe me ngecje në disa fusha të rëndësishme, që lidhen edhe me planifikimin buxhetor, edhe me atë të shpenzimeve dhe me pasuritë financiare”, tha ndër të tjera Osmani, duke shprehur bindjen se vet pjesëmarrja e kryeministrit Mustafa në këtë takim, është një sinjal pozitiv dhe dëshmi e përkushtimit se rekomandimet në të ardhmen do të implementohen më mirë.
Të pranishmit në këtë konferencë i ka përshëndetur edhe Dardan Kryeziu, përfaqësuesi i rrjetit të organizatave të shoqërisë civile, Civikos, i cili ka shprehur përkushtimin për të avancuar bashkëpunimin mes shoqërisë civile dhe institucioneve publike.
“Roli i raportit të auditorit është shumë i rëndësishëm për punën e shoqërisë civile, pasi që e adreson menaxhimin apo themi keqmenaxhimin e parasë publike, ku organizatat e shoqërisë civile kanë një rol shumë të rëndësishëm për krijimin e një sistemi transparent të shfrytëzimit të parasë publike”, tha Kryeziu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama