Qeveria e Kosovës po planifikon që të mos u hyjë më procedurave të stërzgjatura tenderuese për të zhvilluar qendrën Turistike “Brezovica”.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në një intervistë për Gazetën Fjala ka bërë me dije se një nga opsionet më të mundshme është vazhdimi i realizimit të projektit të Brezovicës në përputhje me Ligjin për Investime strategjike që pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Kosovës.
Ky ligj sjell një praktik të re në Kosovë, pasi e eliminon konkurrencën kur është fjala për investimet e mëdha strategjike dhe i jep të drejtë qeverisë të procedojë projekte të mëdha kapitale me negociata të drejtpërdrejta dhe pa tender publik.
Kjo sipas saj, vjen pas dështimit të investitorëve francez që të sigurojnë mjetet e nevojshëm për këtë projekt edhe pse ishin përzgjedhur si më seriozët.
Në këtë intervistë ajo flet edhe për ndikimin e Qeverisë së Serbisë në dështimin e Brezovicës dhe ambientin e të bërit biznes në Kosovë.
E para e MTI-së ka treguar edhe për rritjen e investimeve të huaja dhe luftën ndaj informalitetit në tregun e naftës.
“Prej 375 pikave të shitjes që kanë qenë pa licenca, kemi arritur ta zvogëlojmë numrin e tyre në vetëm 33, ndërsa deri më tani janë mbyllur 25 pika të shitjes për ushtrim të veprimtarisë pa licenca”, ka thënë Bajrami.
Çfarë do të ndodhë tash me Brezovicën, pasi dështoi procesi i koncesionimit?
Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të analizimit të opsioneve për të vazhduar me projektin. Ajo çka është e rëndësishme është se projekti i Brezovicës mbetet aktual dhe ka interes nga kompani të ndryshme për të. Një nga opsionet reale është edhe vazhdimi i realizimit të projektit të Brezovicës në përputhje me Ligjin për Investime strategjike që pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Kosovës.
A kishte arsye tjetër përse dështoi ky proces, përveç mungesës së parave të konzorciumit?
Mos përmbushje e kritereve financiare ishte arsyeja e vetme për shkëputjen e kontratës dhe ekzekutimit të garancionit bankar prej 500 000 eurosh nga Qeveria e Kosovës. Është e vërtetë se në media është raportuar edhe për letrën që Qeveria e Serbisë u ka dërguar kompanive të interesuara për të investuar, mirëpo e vërteta është se Qeveria e Serbisë këto veprime i ka ndërmarrë në vazhdimësi për të penguar jo vetëm investimet por edhe proceset tjera në Kosovë. Ne si Qeveri e kemi bërë gjithmonë të qartë tek të gjithë investitorët se Republika e Kosovës është vend i pavarur dhe sovran, i njohur ndërkombëtarisht dhe se çdo pretendim i Serbisë në lidhje me asetet e Republikës së Kosovës është krejtësisht i pabazë, sepse kjo është qartësuar fare mirë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tona. Madje në rastin e Brezovicës, pretendimi i Serbisë për pronësi ishte shpallur i pabazë përmes një aktgjykimi të plotfuqishëm nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës me të cilin kishte hedhur poshtë padia e Serbisë.
Cili do të jetë plani B për Brezovicën?
Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ky projekt të realizohet, pasi që konsiderohet si projekt me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Aktualisht jemi në proces të analizës së opsioneve për zhvillimin e këtij projekti, dhe sapo të jemi përcaktuar do të njoftohen mediat lidhur me këtë. Siç u tha më lart, një nga opsionet reale se si të procedohet më tutje është edhe vazhdimi i realizimit të projektit në përputhje me Ligjin për Investime strategjike që pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Kosovës.
Përse po frikësohen investitorët të investojnë në Kosovë?
Dëshirojmë ta bëjmë të qartë se investitorët e huaj nuk po frikohen të investojnë në Kosovë. Si dëshmi e kësaj është se investimet e huaja direkte në Kosovë gjatë vitit 2015 kanë qenë 324 milionë euro, që janë dyfish më të larta se sa në vitin paraprak 2014. Edhe gjatë këtij viti kemi rritje të frekuentimit, të interesimit dhe të ardhjes së investitorëve të huaj në Kosovë, çka dëshmon se trendi i rritjes së investimeve të huaja në vend do të jetë konstant si në aspektin kualitativ ashtu edhe në aspektin kuantitativ.
Çfarë po bën Qeveria e Kosovës që të krijoj ambient më të mirë për të bërë biznes?
Qeveria e Republikës së Kosovës po punon me intensitet të lartë në ndërmarrjen e një sërë reformash strukturore që kanë për qëllim krijimin e një ambienti më të mirë për të bërë biznes, rritje të investimeve dhe krijim të vendeve të reja të punës. Gjatë vitit të shkuar janë ndërmarrë një sërë veprimesh tejet të rëndësishme; ka hyrë në fuqi pakoja e re fiskale, është bërë liberalizimi i importit për makineri, linja prodhuese dhe lëndë të parë për kompanitë prodhuese në mënyrë që ato ta kenë më të lehtë dhe më të lirë veprimtarinë prodhuese në Kosovë; kemi punuar në ndryshimin e legjislacionit i cili favorizon bizneset dhe në përgjithësi veprimtarinë afariste si të kompanive vendore ashtu edhe të atyre nga jashtë; kemi mënjanuar shumë barriera administrative për bizneset duke u ofruar shërbime në kohë më të shkurtër dhe pa kosto, apo me kosto shumë më të ulët se sa më herët. Ajo çka është me rëndësi të theksohet është se kemi konsoliduar një komunikim dhe dialog të shëndoshë dhe profesional me bizneset, dhe të gjitha ndryshimet qoftë në legjislacion, qoftë në politika tjera i kemi ndërmarrë në bashkërendim të plotë me komunitetin e biznesit. Është pohim i vetë bizneseve se asnjëherë më parë në Kosovë nuk ka ekzistuar një dialog dhe bashkëpunim më i mirë në mes të Qeverisë dhe bizneseve sesa tani. Si rezultat i ndërtimit të kësaj klime të mirë, kemi rritje të aktivitetit ekonomik dhe rritje të investimeve të huaja. Vlen të theksohet se rritja ekonomike gjatë vitit 2015 ka ardhur si rezultat i investimeve nga sektori privat, për dallim nga vitet e shkuara kur kjo ka ndodhur për shkak të investimeve publike. Kjo është një tregues shtesë se ekonomia e vendit po vendoset në binarë të qëndrueshëm të zhvillimit sepse sektori privat është shtylla kurrizore dhe bartësi kryesor i krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
A keni arritur të vëni në rend tregun e naftës?
Që nga marrja e mandatit, ne në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë jemi angazhuar shumë në rregullimin e këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka rritur efikasitetin duke bërë kontrollin e vazhdueshëm të operatorëve ekonomik që merren me shitjen e derivateve të naftës si me pakicë po ashtu edhe me shumicë. Kemi luftuar seriozisht informalitetin në këtë sektor dhe si rezultat tashmë kemi rritje substanciale të pikave të karburatit të licencuara. Prej 375 pikave të shitjes që kanë qenë pa licenca, kemi arritur ta zvoglojmë numrin e tyre në vetëm 33, ndërsa deri më tani janë mbyllur 25 pika të shitjes për ushtrim të veprimtarisë pa licenca. Këto përpjekje do të vazhdojnë pa ndërprerë në funksion të luftimit të informalitetit dhe evazionit fiskal dhe në të mirë të mbrojtjes së konsumatorëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj