LAJMI I FUNDIT:

Përse çdo të tretën ditë duhet të hani brokoli?

Përse çdo të tretën ditë duhet të hani brokoli?

Nëse rregullisht hani këtë perime, mund të ulni rrezikun e sëmundjes së zemrës, diabetit të tipit 2 dhe disa tipave të kancerit, ka treguar studimi i ri. Flavonoidet, të cilat gjenden në këtë “superushqim” ndihmojnë trupin në luftën kundër sëmundjeve, thonë shkencëtarët.

Me konsumimin e brokolit një herë në tri ditë mund të forconi sistemin e imunitetit dhe të eliminoni inflamacionet. Shkencëtarët besojnë që janë në rrugë të mirë të krijojnë perime të gjelbër të modifikuar gjenetikisht me doza më të larta fenoli, transmeton Telegrafi.


Njerëzit, ushqimi i të cilëve përbëhet nga artikujt e pasur me fenol, kanë më pak rrezik nga sëmundjet inflamatore. Fenoli është i pashije dhe stabil, që do të thotë që nuk e shkatërron temperatura e lartë.

Kur i hamë, trupi i absorbon dhe i dërgon në pjesë të caktuara të trupit dhe i koncentron në mëlçi. Ato pastaj përhapen nëpërmjet qarkullimit të gjakut dhe zvogëlojnë inflamacionet me aktivitetin antioksidant.

Organizmi i njeriut vet nuk prodhon fenol, gjë që do të thotë që e marrim me ushqim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori