LAJMI I FUNDIT:

BMW bashkon forcat me Intelin, për veturën e përkryer me autopilot

BMW bashkon forcat me Intelin, për veturën e përkryer me autopilot

Kompania gjermane është duke punuar me Intelin dhe Mobileye, për të krijuar veturën me autopilot, që do të del në shitje më 2021.

Përmes këtij bashkëpunimi, kompanitë po provojnë të krijojnë nivele më të larta të pavarësisë së veturave, që nuk kanë nevojë për ndihmën e shoferit, transmeton Telegrafi.

Sipas kësaj, po tentohet që veturat të kenë nivelin e tretë, që është ‘pa sy’, si dhe nivelin e katërt që është ‘pa vëmendje’, duke i lejuar shoferit të bëjë punë tjera e jo të merret me drejtimin e makinës.


Pasi të tejkalohen këto vështirësi, BMW do të punojë në nivelin e pestë, që është një veturë e cila nuk ka nevojë për shofer apo për ndonjë njeri tjetër brenda.

Nuk jepen detaje të këtij modeli, megjithëse ngjashmëritë e tij do t’i kuptojmë gjatë vitit të ardhshëm, kur të lansohet iNEXT – një veturë elektrike që vozitet vet.

Kjo pritet të jetë e ngjashme me modelin të cilin BMW planifikon ta lansojë më 2021. /Telegrafi/