LAJMI I FUNDIT:

Hahn nuk e përmendi Maqedoninë, kërkoi që Ballkani Perëndimor fillimisht të bashkoj ekonominë e pastaj të hyj në BE

Hahn nuk e përmendi Maqedoninë, kërkoi që Ballkani Perëndimor fillimisht të bashkoj ekonominë e pastaj të hyj në BE

Eurokomisionari, Johanes Hahn dje vlerësoi se dalja e një vendi nga anëtarësimi i BE-së nuk do të thotë se është ndërprerë procesi i zgjerimit të Unionit, por se ekzistojnë shumë shkaqe që ai të vazhdojë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që jemi të përballur me daljen e një vendi nuk do të thotë se është fundi me procesin e zgjerimit”, përkundrazi. Ka shumë shkaqe për zgjerim të BE-së, ndërsa Komisioni Evropian është i përcaktuar që ta vazhdojë këtë proces”, theksoi Hahn.

Ai tha se përforcimi i agjendës për ndërlidhjen infrastrukturore të vendeve të rajonit paraqet mundësi të rëndësishme për nxitje të mëtutjeshme të bashkëpunimit, si dhe për përmirësimin e rrethanave për investitorët.


Në procesin inkuadrues, nënvizoi Hahn, janë shumë të rëndësishëm sundimi drejtësisë dhe zhvillimi ekonomik. Në Samit përveç shumë shteteve të Evropës pjesëmarrëse, edhe Maqedonia u kryesua me delegacionin e saj në krye me Emil Dimitriev. /Telegrafi/