LAJMI I FUNDIT:

Emery: Dua të fitoj gjithçka me PSG-në

Emery: Dua të fitoj gjithçka me PSG-në

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery është i patrembur nga pritjet që ai do të përballet pas marrjes përsipër të detyrës nga Laurent Blancm, pasi thotë se ai dëshiron të fitojë gjithçka.

Ish-bosi i Sevillas, Emery, javën e kaluar u konfirmou si zëvendësim për Blanc, i cili është kritikuar për dështimin e tij për të ofruar lavdinë e Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri spanjoll ka shijuar sukses të madh në konkurrencën kontinentale, pasi ka fituar tre Liga të Evropës dhe është i etur për më shumë trofe.


“Pritjet e PSG-së janë jashtëzakonisht të larta. Është një klub i fituesve. Ne duam të fitojmë gjithçka. Ekipi nuk ka asgjë kufi”, ka thënë Emery.

“Liga e Kampionëve? Natyrisht ky është një qëllim i rëndësishëm, por ka edhe të tjerë. Qëllimi ynë është që të vazhdojë duke përparuar, duke u përmirësuar dhe duke u rritur”

“Ka optimizëm të madh. Me ekipin aktual, unë mendoj se ne mund të arrijmë gjëra të mëdha”, deklaroi ish trajneri i Sevillas.

PSG kanë qenë aktiv në merkato, duke nënshkruar me sulmuesin Hatem Ben Arfa, mesfushorin Grzegorz Krychowiak dhe mbrojtësin Thomas Meunier, por Emery ka lënë të kuptohet se ka ende nevojë për të forcuar sulmin para fillimit të sezonit të ri.

“Ne ende kemi nevojë për të bërë disa rregullime dhe jemi aktualisht në kërkim për opsionin e përsosur për të forcuar sulmin tonë”, përfundoi Emery. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori