Ish-deputetja e Vetëvendosjes, tani e LDK-së, Alma Lama, duket ta ketë kalkuluar shumë mirë votën për zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Në këmbim të votës së saj, KTV-ja ka mësuar se ajo ka kërkuar post të rëndësishëm diplomatik dhe atë duke e zgjedhur vendin se ku dëshiron ta përfaqësojë Kosovën si ambasadore.
Lama madje kërkesën e saj e ka arsyetuar me faktin se në Kosovë ndjehet e rrezikuar nga ekstremistët fetarë, të cilët shpeshherë e kishin kërcënuar publikisht.
- LEXO PO ASHTU:
- Alma Lama: Do t’ju befasoj të premten
- Kjo ishte befasia e Alma Lamës
- Shpërblehen deputetët që mundësuan zgjedhjen e Thaçit president
- Arbana Xharra: Alma Lama, a të vjen turp ku ke ra?
- Bajram Mjeku i QIK-ut, për LDK-në dhe Alma Lamën: Partia pa kauzë, gjithçka me agjenda personale
- Shpend Ahmeti, për Alma Lamën: E shite votën e deputetit për post – për punë pazari
- Alma Lama fyen kritikuesit, por nuk ia ndien meqë “befasia” e saj u shpërblye me post: Qentë le të lehin, thotë ambasadorja!
Por, para se të zgjidhej Hashim Thaçi president, Alma Lama kryeministrin atëkohë e quante të korruptuar dhe kriminel, derisa zotohej se nuk do t’ia jepte votën.
E kontaktuar nga KTV-ja, Lama e cila është propozuar nga ministri Enver Hoxhaj për ambasadore në Itali, mohon se në njëfarë mënyre e “shiti” votën e saj për pozitën e ambasadores.
Pasi nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike, në komunikimin nëpërmjet Facebook-ut, Lama fillimisht nuk e ka mohuar se ka kërkuar që të jetë ambasadore!
“Nëse them po dhe ju e publikoni, grupet ekstremiste gëzohen, sulmojnë edhe të tjerë etj. etj. Prandaj No koment”…
Pas raportimit të ‘Kohës Ditore’ për propozimin që Alma Lama të shkojë ambasadore në Itali, kanë reaguar edhe ish-bashkëpartiakët e saj.
Albulena Haxhiu ka thënë se kësi lloj deputetësh po e shesin Kosovën për një vend pune.
“Tashmë u dëshmua ajo për të cilën thoshim, se votat ndaj Hashim Thaçit kishin një çmim. Këto poste ishin çmimet për votat dhe mundësimin e kuorumit që e bënë Hashim Thaçin president, përkundër dëmeve që i ka shkaktuar Kosovës. Megjithatë, ai mbetet i papranueshëm si president. Kjo qeveri duhet të ndalë shfrytëzimin e pozitës që shpërblen me poste publike të gjithë ata që mundësojnë jetëgjatësinë e saj”, ka thënë Albulena Haxhiu, deputete e VV-së.
Qeveria ka propozuar dy emrat e radhës për ambasadorë të Kosovës, të cilët kanë prejardhje partiake, atë të Alma Lamës në Itali dhe Hajdin Abazit, nga radhët e PDK-së, për ambasador në Suedi.
https://vimeo.com/173373421
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës