LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti, për Alma Lamën: E shite votën e deputetit për post – për punë pazari

Shpend Ahmeti, për Alma Lamën: E shite votën e deputetit për post – për punë pazari

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në mënyrë indirekte e ka thumbuar ish-deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, tash të LDK-së, Alma Lama, për raportimet e fundit si ajo është afër ‘shpërblimit’ me postin e ambasadores në Itali.

“Postet e votat nuk janë të përhershme, por emri e veprimet mbesin. Kur e shet votën e deputetit për post për punë pazari, ai post zgjat vetëm deri te pazari i ardhshëm. E kur mbetesh pa post, të mbetet emri e veprimet. E mandej nuk ke çka shet më. Moral jo se jo, votë edhe më hiq, e mendimet e emrin nuk t’i blen më kush”, ka reaguar kreu i Prishtinës në Facebook.