LAJMI I FUNDIT:

Bashkatdhetarët nga Gjermania ndihmuan 21 familje nga Mitrovica me nga 50 euro

Bashkatdhetarët nga Gjermania ndihmuan 21 familje nga Mitrovica me nga 50 euro

Bashkatdhetari me qëndrim në Shtuttgart të Gjermanisë, Baki Mustafa, kryetar i Qendrës Islame për Shtuttgart e rrethinë, ka shpall Muajin e Ramazanit muaj të solidaritetit me njerëzit që kanë gjendje të vështirë ekonomiko-financiare.

“Falë punës së tij të palodhshme dhe bashkëveprimtarëve të tjerë, qendra që ai e drejton, ka tubuar ndihma të konsiderueshme financiare për të ndihmuar familjet e varfra që të kremtojnë Festën e Bajramit të Madh. Mustafa, vetëm për komunën e Mitrovicës, ka dërguar 1050 euro, për t’ua shpërnda 21 familjeve që nuk e kanë gjendjen e mirë materiale, me çka ju ka mundësuar atyre që bashkë me familjarët të festojnë Bajramin e Madh”, thuhet në njoftimin për media.

Me rastin e marrjes të të hollave, kryefamiljarët që përfituan ndihmën, falënderuan shumë për këtë veprim human e solidar Qendrën Islame për Shtuttgart e rrethinë dhe në veçanti kryetarin Mustafa.

“Sot edhe ne po ndjehemi mirë, sepse me këtë ndihmë na u mundësua që sado pak t’i gëzojmë fëmijët tanë për festën e Bajramit, prandaj edhe falënderojmë nga zemra bashkatdhetarët tanë me qëndrim në Gjermani, të organizuar në këtë qendër”, u shprehën përfituesit e ndihmës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Ish-politikani zviceran që jetoi me vuajtjet e kosovarëve gjatë vitit 1999

Ish-politikani zviceran që jetoi me vuajtjet e kosovarëve gjatë vitit 1999

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Lajme
Kalo në kategori