LAJMI I FUNDIT:

Gjergji: Vendet e Ballkanit së shpejti mund të goditen nga sulmet terroriste

Gjergji: Vendet e Ballkanit së shpejti mund të goditen nga sulmet terroriste

Kryeipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ka thënë se shpejt mund të ketë sulme terroriste në Prishtinë, Shkup e Tiranë, si pasojë se disa njerëz kanë ushqyer frymën e mosdurimit dhe urrejtjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Kjo frymë e mosdurimit dhe urrejtjes në mënyrë të çuditshme ka depërtuar edhe tek disa njerëz tanë, Kështu, ngjarjet e Stambollit, Bangladeshit, Parisit shpejt mund të vijnë në Prishtinë, Shkup ose në Tiranë’, ka thënë Dodë Gjergji, në meshën kushtuar viktimave në Stamboll dhe Bangladesh.

Për këtë arsye, ai ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, politike, fetare e kulturore që të mos bëjnë sehir por të punojnë në parandalimin e akteve terrorisite siç kanë ndodhur në Paris, Bangladesh e Stamboll. /Telegrafi/