Vajza që qëndron prapa hitit “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas tani ka dalë në qendër të vëmendjes me albumin e saj personal. Është kjo Bebe Rexha, e cila flet për The Sunday Times mbi paratë, muzikën dhe rëndësinë e sjelljes në industrinë e muzikës.
“Imagjinoni se keni shkruar një këngë për Rihannan dhe Eminemin. ‘The Monster’ është një nga hitet më të mëdha të 2013, fitoi Grammy, dhe merr më shumë se 400 milionë klikime në YouTube, dhe Rihanna dhe Eminemi madje as nuk të falënderojnë, me siguri se kjo të lëndon? ‘I kam mësuar gjërat në mënyrë të vështirë gjatë gjithë jetës’”, thotë Bebe Rexha për Sunday Times.
“Ju jeni të hapur për dikë, dhe ata madje as nuk të përshëndetin. Ju iu shkruani një këngë që bëhet hit dhe askush nuk të thërret për të thënë faleminderit. Kjo është jeta në këtë industri”, shprehur këngëtarja shqiptare.
“Rexha është ylli për të cilën nuk keni dëgjuar asnjëherë se qëndron para yjeve të muzikës që sot kemi. Ajo është 26 vjeçe, por ka qenë pjesë e industrisë së muzikës që kur ishte adoleshente, duke shkruar këngë për të gjithë, nga Selena Gomez tek Iggy Azalea dhe reperi amerikan G-Eazy. Por, tani ajo ka filluar të krijojë këngët e saj, duke e shtyrë një kritik britanik të thotë se ‘Nuk jam bindur kaq shumë për lindjen e një superylli që kur kam shkruar për Lady Gagan më 2007’’, shkruan The Sunday Times në artikullin për Bebe Rexhën.
“Kur isha 20 vjeçe, një menaxher i vjetër në industrinë e muzikës më kishte thënë, ‘asnjëherë nuk do të jesh më shumë se një vajzë nga Staten Island’, ajo më zgjoi nga gjumi, dhe më bëri të besoj se mund të bëj gjithçka”, thotë Bebe Rexha, transmeton Koha.net.
Si adoleshente ajo shkruante këngë për GarageBand, ajo ishte zbuluar nga Samantha Cox e BMI-së, që ka punuar me këngëtare si Lady Gaga dhe Ke$ha. Cox i kishte propozuar Rexhas që të shkruajë këngë, dhe ajo arriti të shkruajë një këngë pop që ishte bërë hit në Korenë Jugore.
“Ata më paguan 15 mijë dollarë për të, dhe isha shumë e lumtur, por duhej të ishte së paku një çerek milioni, kjo ta shpif, por atëherë isha 17 vjeç”, shprehet Bebe.
Me albumin e saj që është duke u punuar, karriera e Bebe Rexhës duket se ka filluar të dalë në pah. Por, a është ajo e shqetësuar se po fillon tani karrierën si pop yll? “Nëse nuk do shkruaja vet këngët e mia, do të isha e dështuar”, thotë ajo, “por shikoni Sian, ajo e krijoi hitin e parë kur ishte 37 vjeç dhe tani është 40. Muzika është gjithçka. Njerëzve, në të vërtetë nuk u pëlqejnë 16 vjeçet që i këndojnë dashurisë, dhe veshin diçka që ua zbulon pjesë të ndjeshme të trupit, por unë mund ta bëj atë sepse ndihem seksi”.
Ajo tregon edhe historinë e një prej këngëve të saj më të mira, “No Broken Hearts”.
“Njëri nga shokët e mi më të mirë më ka braktisur. Isha e shqetësuar se biznesi nuk po ecte mirë, doja të heqja dorë nga gjithçka. Shkova në studio, ndërsa pija një shishe verë në mes të ditës, dhe iu thash të gjithëve, ‘Nuk ka më zemra të thyera’, kënga thjesht doli nga unë”, thotë Bebe Rexha.
Babai i saj kishte arritur në Amerikë kur ishte 21 vjeçar, dhe ende punon si punëtor ndërtimtarie, kurse nëna i punon në një parfumeri. Ajo sot jeton në West Hollywood me vëllanë më të ri. Ajo ende nuk i ka blerë shtëpi vetes, sepse kishte premtuar se së pari do t’ua blinte prindërve, shkruan The Sunday Times.
Ajo asnjëherë nuk e ka përdorur drogën.
“Ndjej se nëse do ta përdorja kokainën, do të vdisja menjëherë”, thotë Bebe Rexha, që është pa të dashur për më shumë se një vit e gjysmë.
Rexha ka filluar karrierën si këngëtare duke e kuptuar shumë më mirë industrinë e muzikës, se sa talentet që dalin nga programet e ndryshme televizive të talenteve. Kjo e bënë atë emocionuese për ta shikuar. Ajo ka parë mjaftueshëm yje duke i trajtuar njerëzit keq, në mënyrë që të sigurohet se ajo të mos e bëjë të njëjtën gjë.
“Nëse dikush është i hapur ndaj meje, duhet t’i përshëndes ata, sepse kjo ka vlerë të madhe. Dikush më kishte thënë njëherë, ‘kam marr atë çka më duhet nga ti, kështu që këtu përfundon puna jonë’, unë asnjëherë nuk do
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Milaim Zeka-banorëve: Po silleni si të virgjër, e të virgjër asnjë nuk jeni
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë – stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij
Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje