LAJMI I FUNDIT:

Përfundon protesta në Mitrovicë, protestuesit numëroheshin në gishta (Foto)

Përfundon protesta në Mitrovicë, protestuesit numëroheshin në gishta (Foto)

Qytetarët e Mitrovicës ka ditë që janë ftuar për të marrë pjesë në protestën paqësore që kundërshton ngritjen e shtatores së “Car Lazarit” në veri të vendit, si dhe ndërtimin e lagjes serbe “Lugina e Diellit”. Por, shumë pak qytetarë i janë përgjigjur kësaj ftese.

Siç raporton reporterja e Telegrafit nga vendi i ngjarjes, as 30 persona nuk iu bashkuan protestës tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.


Ardion Gashi, organizator, shprehet i pakënaqur me këtë pjesëmarrje, ndërsa fajin për këtë ia lë të parit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Në protestë kishte dalë Fazli Çabra, qytetar i Mitrovicës, që thotë se si 14-vjeçar është torturuar nga forcat policore serbe dhe se kjo dhunë, për të, ende po vazhdon. Ndërkaq, Skender Hajrizi, që jeton në Suedi , thotë se fajet për këtë gjendje në qytetin e ndarë i ka mbi të gjitha Qeveria.

“Nuk e di pse nuk janë më shumë protestues. Ata po flenë, apo ndoshta janë agjërueshëm”, thotë ai me ironi.

Xhafer Berisha shprehet se është kundër ndërtimit të pallateve në tokat shqiptare, ndërsa kritikon klasën politike.

“Paramendo, në çfarë gjendje jemi, e Agim Bahtiri del dhe e thërret popullin që mos të dalin në protesta paqësore. Ky është turp. Turpi le t’ju mbetet edhe qytetarëve që po rrinë në kafe”, shprehet ai.

Ftesa për protestë është bërë me ditë të tëra në rrjetet sociale. I pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dje e pardje ka apeluar që qytetarët të mos i përgjigjen kësaj ftese. Madje, sipas tij, “kjo protestë është thirrur me qëllim të keq e që nuk dihet nga kush”, ka thënë Bahtiri.

Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonit e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë gjithçka ka shkuar qetë, se numri i protestuesve nuk arrinte as 20, dhe se një person është shoqëruar në Polici për disa minuta, për arsye të verifikimit të identitetit të tij.

“Pas verifikimit të identitetit – meqë i njëjti nuk posedonte letërnjoftim – ai është liruar”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Mitrovice-3-korrik-01

Mitrovice-3-korrik-09

Mitrovice-3-korrik-08

Mitrovice-3-korrik-07

Mitrovice-3-korrik-05

Mitrovice-3-korrik-04

Mitrovice-3-korrik-03

Mitrovice-3-korrik-02