Në një deklaratë për media gjatë mesditës së diel, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka hedhur akuza për kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, të cilët i fajëson për mosreagimin ndaj aktit kriminal që tronditi aeroportin më të madh të vendit pak ditë më parë.
Paloka u shpreh se grabitja spektakolare e parave të një banke të nivelit të dytë në Aeroportin “Nënë Tereza” përbën edhe kërcënimin më të rëndë ndonjëherë të sigurisë kombëtare, që prej vitit famëkeq 1997.
Një sulm që, ashtu siç dihet erdhi vetëm pak pas sulmeve terroriste që tronditën Aeroportin “Ataturk” të Stambollit, ku mbetën mbi 40 viktima dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë, pra në një kohë kur ishte deklaruar se ishin përforcuar masat e sigurisë.
“Asnjë reagim, asnjë marrje përgjegjësie nuk ka nga kryeministri Edi Rama, as nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Kur bien aeroportet, çfarë garancie mund të ofrojë shteti për sigurinë kombëtare? Fakte të reja tregojnë se Rinasi është kthyer në çerdhe nepotizmi dhe përfitimi”, ka thënë ndër të tjera demokrati Edi Paloka.
Ja deklarata e plotë:
Edi Rama dhe Saimir Tahiri po rreken të gjejnë përgjegjës e fajtorë larg tyre për ngjarjen e rëndë të aeroportit, por këto janë lëvizje të dëshpëruara, sepse inkriminimi i pikave kyçe të policisë nga Rama dhe Tahiri është arsyeja kryesore e rrëzimit të tmerrshëm të sigurisë publike dhe sigurisë kombëtare.
Siguria kombëtare është kërcënuar më rëndë se asnjëherë tjetër pas vitit 1997, sepse praktikisht është “pushtuar aeroporti”, një infrastrukturë e rëndësisë strategjike, e Shqipërisë dhe e NATO-s.
Ky sulm me armatim të rëndë ka ndodhur pas sulmit terrorist në Aeroportin e Stambollit, pra në një kohë kur niveli i kërcënimit dhe “gatishmërisë” së strukturave përgjegjëse për sigurinë në aeroport, sipas Ramës “ishin vendosur në shkallën më të lartë”.
E vërteta është se akte të tilla kriminale janë përsëritur frikshëm në aksin Tiranë-Vorë-Rinas, që është një nyje me rëndësi strategjike kombëtare, sepse nëpërmjet kësaj rruge lidhen të gjitha aktivitetet ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe ato të turizmit.
Praktikisht kur bien aeroportet, çfarë garancie mund të ofrojë shteti për sigurinë e jetës, pronës dhe qytetarit të zakonshëm, e më tej stabilitetit dhe sigurisë kombëtare?
Asnjë reagim, asnjë marrje përgjegjësie, asnjë koment nga Edi Rama, nga ky që nuk lë rast pa ndërhyrë me çdo mjet e çdo formë, për çdo sebep e me çdo shkas, në hapësirën publike dhe mediatike të shqiptarëve.
Kjo është heshtja e një fajtori. Fakte të reja kanë dalë në dritë që tregojnë se Rinasi me Ramën është kthyer në një çerdhe korrupsioni dhe nepotizmi, një burim i madh përfitimi financiar për bandën kryeministrore, për avokatin e tij Eno Bushin që ka 25 për qind të aksioneve të kompanisë së sigurisë, për shefin e komisariatit, i afërm i ministrit të Brendshëm që kontrollon kanalet e trafikut, dhe vazhdon të qëndrojë në detyrë me gjithë skandalet e shumta, e me gjithë sulmin e armatosur 3 ditë më parë.
Ndërkohë dokumentet zyrtare kanë shuar çdo spekulim të Ramës, duke konfirmuar se policia është përgjegjëse për sigurinë e aeroportit dhe rrethimit të jashtëm, dhe grabitja ka ndodhur vetëm pak metra larg nje trupe policie që nuk u vu kurrë në lëvizje.
Rënia e Rinasit, rënia e sigurisë kombëtare është vërtetimi i rënies së çdo standardi, është dëshmi se grabitja, maskat, krimi, me Ramën e Tahirin kanë zëvendësuar rendin, ligjin, sigurinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United