LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi mbështet komunitetin për qasje në autostradë

Kelmendi mbështet komunitetin për qasje në autostradë

Rreth protestave dhe pakënaqësive që janë paraqitur nga tre kompani private për mungesë qasjeje të tyre në autostradën për Shkup, “Arbën Xhaferi”, ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi.

Në një prononcim për Telegrafin, Kelmendi u ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që kërkesat në fjalë të kompanive biznesore rreth kësaj çështjeje ti trajtojë seriozisht.

“Protesta e komunitetit të biznesit për t’iu mundësuar qasje në autostradë duhet trajtuar seriozisht për arsye se këto autostrada ndërtohen për të mbështetur qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe kjo formë e ndërtimit të rrugëve pa kyçje dhe çkyçje të shpeshta dëmton rëndë qarkullimin e mallrave”, thotë Kelmendi.


I pyetur nga Telegrafi se sa përmbushin kriteret e funksionimit biznesorë autostradat tona në përgjithësi në rajon, Kelmendi ka paraqitur një gjendje të tillë problemore edhe në pjesë të tjera.

“E kemi edhe rastin e Autostradës së Kombit e cila ka shumë pak qasje të tilla, sidomos vlen të ceket mos qasja e zonës industriale të qytetit të Prishtinës dhe zonave të tjera industriale siç është e Drenasit, Suharekës dhe të tjera. Këto autostrada që kanë një kualitet të mirë, ishte dashtë të mos jenë pengesë e zhvillimit ekonomik dhe të ekonomive të ardhshme. Pra, duhet kihet parasysh qasja në to”, tha Kelmendi.

Kelmendi mbështetjen e tij për bizneset e pakënaqura ndaj qasjes në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ e ka arsyetuar edhe me faktin e njohur se shtetet e vogla duhet të kenë qasje më të shpeshta (lidhje-dalje) në autostradat e tyre.

“Autostradat me këtë numër të vogël të qasjeve nuk i përgjigjen kërkesave të Republikës së Kosovës e as shteteve fqinje sepse si të tilla janë kopje e shteteve të mëdha, dhe pikërisht këtu është edhe gabimi, edhe kopjimi që është bërë me kohë. Tek ne do duhej e kundërta të ndodhë, pra, meqë jemi shtet i vogël numri i qasjeve në autostrada të jetë i madh. Duhet pasur të qartë se këto autostrada janë të vetmet që kemi edhe në dedikim të qarkullimit të lirë për mallra. Ne nuk kemi rrugë tjera paralele ose alternative që mund të kryejmë transportin e mallrave më shpejt”, shtoi Kelmendi.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Kalo në kategori