LAJMI I FUNDIT:

Biden në fund të gushtit në Tiranë, në fokus të vizitës reforma në drejtësi

Biden në fund të gushtit në Tiranë, në fokus të vizitës reforma në drejtësi

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në fund të muajit gusht në Tiranë.

Pritet që dosja e tij diplomatike të ketë fokus reformën në drejtësi.

Mësohet nga burime jo zyrtare, se zëvendëspresidenti Joe Biden pritet të ketë takime me ata që do të mbështesin draftin e reformës në drejtësi, tek i cili ka vënë vulën ambasada amerikane.


Vizita e tij do të paraprihet nga takimet që në 10 korrik do të ketë zëvendësndihmës sekretarja amerikane, Viktoria Nuland.

Uashingtoni rrit vëmendjen ndaj Shqipërisë, duke shtuar vizitat e nivelit të lartë në Tiranë.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë zyrtari i tretë i lartë që do të qëndrojë në Tiranë, në një vizitë e cila është parashikuar të mbahet në fund të muajit gusht.

Burimet që konfirmuan vizitën e Biden, thanë se ende nuk është zyrtarizuar agjenda e takimeve, por dosja e tij diplomatike do të ketë fokus reformën në drejtësi.

Vizita e tij përkon me pas 21 korrikun, kur politika në Kuvend do të dëshmojë me votë nëse mbështet reformën në drejtësi, për të cilën SHBA janë investuar përmes misionit OPDAT dhe negociatave të ndërprera të kryediplomatit Donald Lu.

Nevojën e reformës e nënvizoi në shkurt në Tiranë edhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kur në emër të presidentit Barak Obama garantoi për mbështetje për sundimin e ligjit.

Për partnerin më të rëndësishëm të Shqipërisë, duket se alternativë veç miratimit të ndryshimeve kushtetuese nuk ka.

Shpërndarja në seancë të enjten nga Ambasada amerikane e Kushtetutës së re, ishte një tregues i qartë këtë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori